Hidromorava

Brenda një jave, 13 persona të ndaluar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda një jave ka ndaluar 13 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar 5 persona, për shkak të dyshimit të veprave penale: “Rrezikim i trafikut publik”, “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike”, “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, si dhe “Zjarrëvënie”.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar 5 persona të dyshuar, për shkak të veprave penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe “Grabitje”.

Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar 3 persona të mitur, për shkak të dyshimit të veprave penale: “Grabitje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

Uji Dea

Prokuroria, për të gjitha rastet brenda afateve ligjore, ka paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak.

Gjithashtu, më 23 mars 2019, në Gjilan, një person i moshës 74 vjeçare është gjetur pa shenja jete, në afërsi të një moteli, ku mënyra dhe rrethanat në të cilën është gjetur i ndjeri, konsiderohen si ‘’Vdekje e dyshimtë’’. Prokurori kujdestar, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, në mënyrë që të konstatohet shkaku i vdekjes./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.