Blerim Xhemajli pranë Milanit

Mesfushori shqiptar që nuk po arrin ta gjejë veten kurrsesi te Galatasaray është afër kthimit në Itali. Bëhet fjalë për mesfushorin zviceran, Blerim Xhemajli, i cili, sipas medieve turke, është shumë pranë kalimit tek klubi i madh italian Milan, transmeton Telegrafi.
Trajneri Filippo Inzaghi e konsideron mesfushorin shqiptar si një zëvendësues adekuat të holandezit Nigel De Jong, ndërsa në ditët në vijim priten zhvillime konkrete rreth kalimit të Xhemajlit në San Siro.
Shtatë herë kampionët e Evfropës ishin të interesuar edhe më herët për 28-vjeçarin, por ai vendosi që aventurën e re ta vazhdoj në Turqi, e cila duket se do të jetë e shkurtër. /Telegrafi/