“Ju kërkojmë falje për rezultatin”, vjen reagimi i parë i Elvis Rexhbeçajt: Krenar që luaj te Kosova
Kombëtarja e Kosovës mbrëmë pësoi humbje turpëruese ndaj Rumanisë në UEFA Nations League me rezultatin 0:3.
Futbollisti Elvis Rexhbeçaj bëri debutimin e tij të parë me fanellën e “Dardanëve”, shkruan Indeksonline
Përmes rrjeteve sociale, Rexhbeçaj ka bërë një reagim duke thënë se ishte krenar me paraqitjen e tij të parë me fanellën e Kosovës.
“Dje, për mua ishte një moment i veçantë, loja e parë me fanellën e Kosovës. Jam krenar që kam mundësinë ta përfaqësoj vendin tim.
“Rezultati nuk ishte ai që të gjithë e dëshironim, dhe për këtë ju kërkojmë falje.
“Por jemi të vendosur të kthehemi më të fortë! Na presin sfida përpara. Me përkushtim, dedikim dhe punë do të arrijmë më të mirën.
“Faleminderit për përkrahjen e dashurinë. Bashkë do të kthehemi tek fitoret. Forca Kosova”, ka shkruar futbollisti kosovar në rrjetet sociale
Kujtojmë që të hënën Kosova zhvillon ndeshjen e radhës, ndaj Qipros si mysafire./Indeksonline/