Fundamenti

Bislimi: Raporti i Progresit dëshmon se po ecim drejt përafrimit me BE-në

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Raporti për Vendin 2024 është dëshmi e radhës e rritjes ekonomike dhe progresit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Bislimi tha se raporti vjetor për vendin i hartuar nga Komisioni Evropian, rikonfirmoi zhvillimin ekonomik që po njeh vendi.

“Në kapitullin 2.3 të raportit ku flitet për zhvillimin ekonomik dhe konkurrueshmërinë, theksohet rritja ekonomike, rritja e punësimit, rritja e të hyrave buxhetore, rritja e investimeve të huaja direkte, ulja e papunësisë, forcimi i stabilitetit makroekonomik, përmirësimi i raportit eksport-import, ulja e inflacionit, ulja e borxhit publik, zvogëlimi i informalitetit”, ka shkruar ai.

ARKATANA

Tutje Bislimi ka shkruar se në raport, përmenden politikat gjithëpërfshirëse veçanërisht në subvencionimin e faturave të energjisë elektrike, konsolidimi fiskal, përmirësimi i ambientit të të bërit biznes dhe zgjerimi i sektorit bankar.

“Blloku i kritereve ekonomike është një prej më kryesoreve të procesit të integrimit evropian, dhe Kosova po tregon se po ecën me hapa të shpejtë drejt rritjes ekonomike dhe përafrimit me Bashkimin Evropian. Ka ende shumë punë për të bërë, por gjatë qeverisjes tonë po dëshmojmë maturi në dizajnimin e politikave ekonomike dhe drejtimin e vendit kah një trajektore e drejtë dhe e qëndrueshme e rritjes dhe zgjerimit të kapaciteteve të Kosovës”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.