Fundamenti

Fundjava me reshje të dendura shiu e bore, mund të ketë vërshime të shpejta

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjava parashihet me reshje të dendura të shiut dhe borës.

IHK njofton se kjo situatë vjen si rrjedhojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë jugore.

“Në shumë vende të ulëta dhe në qytete me infrastrukturë të dobët parashihen vërshime të shpejta”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Instituti tutje thekson se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

ARKATANA

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.