Bislimi: LDK nuk është projekt lojërash politike e eksperimentesh publike

/ 6 minuta lexim
RCCOLA

Ish-anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka thënë se LDK nuk është projekt lojërash politike e eksperimentesh publike. Në një reagim të bërë në Facebook, Bislimi thotë se është vetëm një rrugë që na shpie drejt vendit meritor në familjen e madhe të kombeve demokratike, dhe se ajo është miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Telegrafi.

Ai ka deklaruar se rrugën e gjatë dhe partneritetin me SHBA-në e ka arritur ish-presidenti Ibrahim Rugova, dhe se vetëm përmes rrugës së njëjtë mund të arrihet zhvillimi i mëtutjeshëm.

“Ata që sot kërkojnë rrugë të re, shpërfaqin mungesën e thellë të të kuptuarit të rrugës historike të Presidentit Rugova, në rastin më të mirë, dhe në rastin më të keq – përpjekjen agresive për të shkëputur familjen politike të Rugovës, pra LDK-në, nga rruga e vet historike ashtu që ta shuajnë njëherë e mirë filozofinë politike rugoviste duke e tjetërsuar LDK-në komplet. Cilado qoftë arsyeja, problemi është madhor”, thotë mes tjerash ai.

Për më shumë, reagimi i plotë pa ndërhyrje: “LDK NUK ËSHTË PROJEKT LOJRASH POLITIKE E EKSPERIMENTESH PUBLIKE

Uji Dea

Ne kemi vetëm një rrugë që na shpije drejtë vendit meritor në familjen e madhe të kombeve demokratike: miqësia permanente dhe unike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rrugë tjetër nuk kemi! Këtë më së miri e dëshmon historia. Qoftë Kongresi i Berlinit, apo Konferenca e Londrës, qoftë Negociatat e Vjenës apo edhe tash Dialogu i Brukselit, paraqesin fakte të pamohueshme historike dhe të tanishme që Evropa e vetme nuk ka arritë asnjëherë të zgjedhë siç duhet apo drejtë çështjen shqiptare në Ballkan. Përkundrazi, pa ndërhyrjen vendimtare të SHBA-ve që nga fillimshekulli i 20-të nën lidershipin e Presidentit Ëilson e deri tek qershori 2007 i porosisë së prerë të Presidentit Bush se “mjaft është mjaft dhe Kosova do jetë e pavarur,” neve s’do ishim as ku jem sot – pra, s’do kishim Republikën e Kosovës si shtet sovran e demokratik. Por, mos të harrojmë se involvimi amerikan në Kosovë është vlerë e shtuar në mes internacionalizmit dhe nacionalizmit amerikan—është projekti i vetëm më i suksesshëm që historikisht ka bashkuar dy taborret e kundërta të spektrit politik në SHBA, demokratë e republikanë. Është pika me kulminante e asaj që në literaturën e shkencës politike njihet si “American Exceptionalism” (apo ‘përjashtimizmi amerikan).

Partneriteti ynë me aleatët evropianë është i rëndësisë strategjike dhe nuk duhet neglizhuar assesi, por kjo në asnjë variant nuk e zëvendëson rëndësinë e SHBA-ve dhe as miqësisë ekzistenciale që duhet ta ruajmë me të. Në mes të ‘soft power’ të Joseph S. Nye dhe ‘hard power’ të mendimtarëve realistë si Morgenthau e Waltz, zgjedhja bëhet e lehtë për një vend si ky i yni: trajektorja e zhvillimit tonë doemos kërkon të jemi në linjë me partnerë që fuqinë e vendimmarrjes nuk e bazojnë vetëm në teoritë e diplomacisë, por edhe në vlerat e fuqisë (qoftë ekonomike, apo edhe ushtarake). Këtë rrugë të gjatë, transatlantike, por të brymosur me punë, sinqeritet, dhe partneritet të besueshëm, e trasoi Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Përmes kësaj rruge, Kosova arriti lirinë e pavarësinë. Vetëm përmes po të njejtës rrugë, Kosova mund të arrijë zhvillimin e mëtutjeshëm. Asnjë rrugë tjetër nuk kryen punë. Si një akademik i Sorbonne-s, e apasionant i Bogdanit, Rugova kishte kuptuar jo vetëm vlerat kombëtare shqiptare, të ruajtura bukur fortë qoftë edhe nën petkun e një orientalizmi e pansllavizmi sipërfaqësor, por edhe vet idenë universale të lirisë si themel mbi të cilin ishte ngritë Amerika si fanar i demokracisë në botë. Në fjalimin e tij më të famshëm, Presidenti Lincoln pas Betejës së Gettysburg-ut më 1863, kishte thënë se “SHBA-të janë një shtet i brymosur nga liria dhe barazia e secilit para Zotit.

” Ndërlidhja e këtyre koncepteve vlerore të lirisë dhe evropianizmit autokton të shqiptarëve ishte bërthama e vizionit politik të Rugovës si lider që rrugën drejtë lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë e bëri të suksesshme. Përtej Ghandi-t e Mandela-s, Martin Luther King-ut e Lech Walesa-s, rruga e Rugovës ishte ajo e ndërtimit të një ‘dashurie platonike’ në mes nevojës për ruajtjen biologjike të popullit tonë dhe përpjekjes për ndërkombëtarizimin e kauzës sonë. Ata që sot kërkojnë rrugë të re, shpërfaqin mungesën e thellë të të kuptuarit të rrugës historike të Presidentit Rugova, në rastin më të mirë, dhe në rastin më të keq – përpjekjen agresive për të shkëputur familjen politike të Rugovës, pra LDK-në, nga rruga e vet historike ashtu që ta shuajnë njëherë e mirë filozofinë politike rugoviste duke e tjetërsuar LDK-në komplet. Cilado qoftë arsyeja, problemi është madhor! Ky problem, përtej LDK-së, sakaton edhe vet Kosovën. Një LDK e “rrugës së re” e ndarë nga rugovizmi si dajthtizmi më autentik kombëtar veç sa sforcon tutje oponentët politikë në spektrin e majtë. Një LDK e “rrugës së re” veç LDK e vërtetë nuk mund të jetë në kuptimin e vlerave politike, filozofisë rugoviste, dhe kohezionit të brendshëm. LDK nuk është projekt lojërash politike e eksperimentesh publike! Siç ka thënë Presidenti Roosevelt: “në politikë asgjë nuk ndodhë rastësisht. Edhe nëse ndodhë, të jeni të sigurtë që ashtu ka qenë e planifikuar më herët.” Sot, më shumë se kurrë, neve na duhet që me syqeltësi, urtësi e mençuri ta ruajmë LDK-në nga çfarëdo “rastësie” që mund ta shmangë nga rruga e vet. Për mua, kjo është kauzë e shenjtë! LDK i ka rrënjët thellë në kontributin monumental të shumicës dërmuese të popullit shqiptar të Kosovës, në sakrificën e qindra-mijëra aktivistëve, në financimin e organizimit paralel shtetëror nga mërgata jonë, dhe mbi të gjitha në trasimin e rrugës së vetme që na solli lirinë e pavarësinë, në miqësi permanente dhe unike me SHBA-të. Andaj, vec një LDK e vlerave themeltare dhe idealeve kombëtare është forca politike që rrahë ende fort në zemrat e shqiptarëve që, përkundër dëshpërimeve të kohëpaskohshme, nuk e humbën asnjëherë besimin në të vërtetën—në filozofinë politike rugoviste si fanar që na ndriçoi rrugën e shtetndërtimit. Bashkërisht, ne mund dhe duhet ta ruajmë LDK-në e vërtetë! Me lojalitet, durim e kurajo! Rrugë tjetër nuk kemi!”./Telegrafi/