HW

Mustafa: Gënjeshtra e Kurtit doli lakuriq, do të vijnë Qeveri që rikthejnë miqësitë me partnerët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka pohuar se sot doli në pah gënjeshtra e Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë, se nuk i pati votat e mjaftueshme për të formuar Qeverinë e re.

Në një postim në Facebook, Mustafa theksoi se Kurti i kërkoi deputetëve të partive tjera politike vetëm nënshkrim dhe jo bashkëpunim për ndonjë koalicion qeveritar.

“Pas 4 vitesh zero punë, mashtrime e dështime plot. Pas 8 muajve të humbur për lojërat e tyre politike, sot gënjeshtra doli lakuriq para gjithë botës: s’i kanë numrat për ta bërë Qeverinë.”“Kur shkatërron ekonominë, miqësitë strategjike, shëndetësinë, arsimin dhe besimin me përfaqësuesit politik; kur secilin e akuzon si tradhëtar, bashkëpunëtor serbie e kriminel; kur secilit i kërkon nënshtrim e jo bashkëpunim, s’të mbetet askush për partner. ‘Trimi i mirë me shokë shumë’ s’vleu kurrë për ta,” ka thënë Mustafa.

Mobi Casa

Ai sqaroi se pas dështimit të sotëm të Kurtit, vendit do t’i vijnë qeveri të tjera të drejtuara nga subjekte të tjera politike.

“Pas shtrëngatës del dielli. Kalon e përmbyllet kjo periudhë e errët e shtetit tonë. Do të vijnë Qeveri që rikthejnë miqësitë me partnerët strategjik, ç’izolojnë vendin, zhvillojnë ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë, e mbi të gjitha i japin rinisë arsye për të mos ikur.”Në fund, Mustafa theksoi: “Mirupafshim në anën e ndritshme të Kosovës, së shpejti.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.