FIDANISHTJA

Enver Hoxhaj në çdo cep të Kosovës, kandidati i PDK-së po ndërton një fushatë të bazuar në dialog, projekte dhe besim qytetar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, po vazhdon një nga fushatat më intensive dhe më dinamike të këtyre zgjedhjeve, duke vizituar pothuajse çdo rajon të Kosovës dhe duke takuar nga afër qytetarët për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të prezantuar vizionin e tij për zhvillimin e vendit.

Gjatë mbrëmjes së fundit, Hoxhaj zhvilloi takime me qytetarë në Dragash, Prizren, Rahovec, si dhe në fshatrat Peqan dhe Studençan, ku u prit me interes dhe mbështetje nga qytetarë të shumtë.

Në mesazhin e tij, Hoxhaj theksoi se fuqia e ndryshimit vjen nga qytetarët dhe nga bashkimi rreth ideve që synojnë zhvillimin dhe përparimin e Kosovës.

“Ka fotografi që tregojnë turmën. Ka momente që tregojnë shpirtin e një populli. Takimet e mbrëmshme ishin dëshmi se kur njerëzit bashkohen rreth një ideje, asgjë nuk e ndal ndryshimin. Faleminderit për besimin”, ka deklaruar ai.

HW

Gjatë gjithë fushatës, Hoxhaj është fokusuar në takime të drejtpërdrejta me elektoratin, duke promovuar politika që lidhen me zhvillimin ekonomik, fuqizimin e diplomacisë, krijimin e vendeve të reja të punës dhe avancimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mbështetësit e tij vlerësojnë se përvoja e gjatë në politikë, diplomaci dhe institucione shtetërore e bën atë një nga figurat më të përgatitura për të kontribuar në proceset vendimmarrëse të vendit.

Nga qytetet e mëdha deri te lokalitetet më të vogla, Hoxhaj po përcjell mesazhin se Kosova ka nevojë për politika konkrete, zgjidhje reale dhe përfaqësues që njohin sfidat e qytetarëve. Takimet e shumta në terren po dëshmojnë, sipas përkrahësve të tij, një komunikim të afërt me elektoratin dhe një angazhim të pandërprerë për të fituar besimin e qytetarëve në prag të zgjedhjeve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.