Eko Higjiena

​Bislimi: Kryetarët në veri mund të ushtrojnë përgjegjësitë vetëm nga ndërtesat e komunës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre vetëm nga ndërtesat komunale.

Lidhur me këtë, ai ka biseduar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, të cilën e ka pritur në takim.

Bislimi ka theksuar se është e rëndësishme që kryetarët në veri të fillojnë sa më parë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Në lidhje me situatën në veri, u ritheksua se është e rëndësishme që kryetarët e zgjedhur të fillojnë sa më parë me ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Si kryetarë tё komunave, ata mund tё ushtrojnë pёrgjegjёsitё e tyre vetëm nga ndërtesat e komunës, nga ku dhe shërbejnë për interesat e secilit qytetar pa dallim”, është bërë e ditur në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Uji Dea

Gjithashtu është bërë e ditur se Bislimi e ka informuar zyrtaren e evropiane mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel.

Sipas komunikatës së Qeverisë, Bislimi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që von Cramon e ka treguar për Kosovën.

“Përkrahja që vjen nga Parlamenti Evropian, është i çmueshëm për rrugëtimin evropian të Kosovës, e cila ecën paralelisht dhe me vizionin e vendit tonë drejt BE-së dhe suportin e qytetarëve të Kosovës ndaj integrimit në BE. Zëvendëskryeministri Bislimi, theksoi se institucionet tona janë të maturuara, të gatshme dhe të përgatitura për të kontribuar pozitivisht në përmbushjen e hapave të nevojshëm në kuadër të procesit të integrimit dhe avancimit tutje në proces”, ka bërë të ditur Qeveria./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.