Uji Dea

Hamza: Qeveria e re duhet krijuar pa vonesa, duhet të jemi transparent dhe t’i respektojmë afatet ligjore

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar pasi ka përfunduar numërimi i votave nga KQZ dhe tashmë pritet certifikimi i rezultateve kurdo që marrin epliog ankesat e mundshme të partive politike, shkruan Gazeta Express.

Hamza ka thënë se Qeveria e re duhet të krijohet pa vonesa dhe se është përgjegjësi e partive politike për të respektuar afatet ligjore për të qenë transparent.

Mobi Casa

“Institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa dhe është përgjegjësi e jona t’i respektojmë afatet ligjore dhe të jemi transparentë.Së bashku duhet t’i mbrojmë vlerat që na bashkojnë, interesin publik dhe vendin tonë!”, ka shkruar Hamza.

PDK ka dalë e dyta në zgjedhje dhe ka marrë 24 deputetë./Express/