ARKATANA

Bersant Celina për debutimin: Ëndërr e bërë realitet

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Një nga talentët më të mirë shqiptar Bersant Celina sot ka debutuar në fanellën e klubit anglez Manchester City në fitoren prej 0 me 3 si mysafir i Norwichit.

Përfaqësuesi i Kosovës u inkuadrua në këtë takim në minutën e 85’ në vend të Iheanachos, transmeton Koha.net.

Ai pas takimit për faqen zyrtare të klubit është shprehur se kjo është një ëndërr e bërë realitet.

“U ndjeva shumë mirë në debutim dhe jam shumë i lumtur, kjo është një ëndërr e bërë realitet, vërtetë jam shumë i lumtur. Jam i lumtur që sot e pata rastin të luaj. Nuk e kam pritur që sot të luaj, por menaxheri më pyeti nëse jam i gatshëm që të luaj dhe unë thash që po”, është shprehur Celina.

Fundamenti

I pyetur nga gazetarja se cili është mesazhi i tij për fansat në Kosovë, që sigurisht që janë të lumtur për këtë arritje të tij, Celina është shprehur: “Dua të falënderojë të gjithë që më mbështesin”.

Mesfushori sulmues shihet si një nga talentët më të në Angli, ndërsa shquhet për aftësinë e tij në kontrollimin e topit, si dhe në gjuajtjet e lira.

Ai kishte shënuar edhe në miqësoren që Kosova dhe Shqipëria e kishin zhvilluar në stadiumin e Prishtinës në muajin nëntor, duke e mposhtur nga pika e bardhë Etrit Berishën.

http://koha.net/?id=1

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.