ARKATANA

Emri i tij është në listë, por Taulant Seferi bën tjetër paraqitje të dobët në Superligën e Turqisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Taulant Seferi ka zhvilluar një tjetër paraqitje të dobët në Superligën e Turqisë me fanellën e klubit, Bodrumspor.

Në javën e 12-të, skuadra ku luan lojtari shqiptar u mposht 3:2 ndaj Antalyasporit, shkruan Indeksonline

Seferi luajti në fazën e sulmit dhe sipas faqes së njohur “Flashscore” ai u vlerësua me notën 6.0 – që ishte gati më e dobëta.

ARKATANA

Kujtojmë që futbollisti shqiptar ka shënuar vetëm dy gola në tetë paraqitje për ekipin turk në Superligë.

Ndryshe nga Seferi, paraqitje pak më të mirë bëri mbrojtësi “kuqezi”, Arlind Ajeti (6.3) – që së bashku me Seferin – të dy janë në listën e trajnerit Sylvinho te Shqipëria për ndeshjet e muajit nëntor ndaj Çekisë dhe Ukrainës./Indeksonline/