Berisha më i mirë i javës
Pritjet fantastike të Etrit Berishës nuk kanë mbetur pa u vërejtur nga tifozët e Serie A që ë kanë zgjedhur portieri të javës.
Portieri shqiptar ishte fantastik në ndeshje kundër Chievos, ku Lazio u kthye nga humbja duke fituar në fund 4-1.
Berisha priti një penallti në fund të ndeshjes duke mos e lënë ndeshjen të rihapej kur rezultati ishte 3-1.
Shtatlarti shqiptar është zgjedhur nga faqja zyrtare e Seria A, ku është votuar nga tifozët e klubeve.
Në formacion janë edhe emra që shkëlqyen në këtë javë si Gonzalo Higuain, Paoulo Dybala, Paul Pogba e Antonio Candreva.
Berisha prej se ka ardhur në Itali ka pritur katër penallti. /Telegrafi/