Hidromorava

Art Smakaj shënoi një gol fantastik për t’i dhuruar tri pikë Lokomotivës së Zagrebit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Reprezentuesi kosovar Art Smakaj po vazhdon të lë gjurmë me paraqitjet e tij fantastike në elitën e futbollit kroat.

Smakaj ishte vendimtar në fitoren e fundit që mori Lokomotiva e Zagrebit ndaj Varazdinit në kuadër të javës së 23-të në kampionatin kroat.

Ylli kosovar ishte autor i golit të tri pikëve të cilin e realizoi në minutën e 57-të pas asistimit të Fran Karacic.

Ndonëse një mesfushor me tipare defanzive, Smakaj u fut në rolin e sulmuesit për të shënuar një gol me stil i cili la të pashpresë portierin mysafir.

Fundamenti

Ky ishte goli i dytë këtë edicion për Smakajn pas 20 ndeshjeve të luajtura, teksa ka edhe tri asistime për bashkëlojtarët.

Vlen të theksohet se paraqitjet e tij të mira këtë sezon kishin bërë që Smakaj të merrte ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë si dhe ndaj Rumanisë në Ligën e Kombeve.

Paraqitje të mirë përveç Smakajt pati edhe reprezentuesi shqiptar Feta Fetai i cili po ashtu kompletoi 90 minuta në këtë takim./Telegrafi/