Myrto Uzuni e gjen një shqiptar te Austin FC, është familjar i Jakup Ferrit

Myrto Uzuni nuk është futbollisti i vetëm shqiptar te skuadra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, FC Austin.
Sulmuesi “kuqezi” takoi në ekip Besard Sabovqin, shkruan Indeksonline
Saboviq është shqipar, madje familjar i Jakup Ferrit.
Ai lindi në Suedi, dhe gjatë këtyre 27 vjetëve ka përfaqësuar dy shtete, atë të Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë.
Saboviq apo Ferri, më parë ka luajtur për skuadrat si: Djurgarden, Mjallby, Kayserispor, Khimki dhe tashmë në Austin nga sezoni 2025.
Dyshja, Uzuni – Ferri së fundmi kanë publikuar një foto në rrjetet sociale duke bërë shqiponjën./Indeksonline/