Berisha mbetet në Lazio

Etrit Berisha nuk do të largohet nga Lazio gjatë janarit. Portieri kosovar iu bashkua ekipit italian një vit e gjysmë më parë, ndërsa ka përfunduar në bankinë, pasi trajneri Stefano Poli e preferon më shumë Federico Marchettin.
Mirëpo, kjo nuk nënkupton se përfaqësuesi shqiptar ka mbetur i zhgënjyer. Lazio e konsideron atë lojtar të rëndësishëm dhe drejtori sportiv, Igli Tare, ka theksuar qartë se ish-portieri i 2 Korrikut dhe Kalmarit, do të mbetet në kryeqytetin italian, së paku deri në fund të sezonit. Së fundmi, interesim për 25-vjeçarin kishte shprehur Verona.