UBT

Berisha: Jo koalicionit me LDK -në

/ 8 minuta lexim
Uji Dea

AAK nuk duhet t’i varë shpresat dhe as të lidh koalicion parazgjedhor me LDK’në. Partia e Isa Mustafës ka mbetur në pozicion: as në Qeveri, as në opozitë. Aleanca duhet të matet me votë e pastaj të zgjedh formulën më të mirë për Kosovën. Shteti nuk duhet të dorëzohet sikur qyqe përball kërkesave të turqve për të ndryshuar librat e historisë. Ish-Ambasadori i Kosovës në Slloveni aktualisht anëtar i Kryesisë së AAK’së, Anton Berisha flet për Express.

Express: Dje, Blerim Kuçi tha se AAK duhet të vijë në pushtet vetëm përmesn jë koalicioni me LDK’në. A është rruga e duhur kjo për Partinë e Ramush Haradinajt?

A. Berishaj: E kam lexuar intervistën, e të them të drejtën, jam zënë i befasuar me temat nga miku im Blerimi. Ne fakt, në këtë fazë në të cilën ndodhet Aleanca, në përmbylljen e Kuvendeve të Degëve, në kompletimin dhe fuqizimin e strukturave kudo në vend, prej Sekretarit Organizativ do të prisja temën e përgatitjes së Kuvendit të AAK’së, i cili është forumi më i rëndësishëm i saj. Ne presim që ai Kuvend të dal me një statut te ri, program e platformë politike, struktura drejtuese që në fakt do të kenë mandatin e udhëheqjes dhe marrjen e vendimeve. Natyrisht, në demokraci ekziston, për fat të mirë, mundësia e shprehjeve të mendimeve dhe në ketë kontekst edhe mendimet e Blerimit. Për mendimin tim, ne në AAK do te fokusohemi në vazhdimin e forcimit të AAK’së dhe në përkrahjen e kryetarit z. Haradinaj ne projektin e tij për ta bërë AAK’në partinë më të fuqishme ne vend pa u ndikuar nga veprimtaria e partive tjera e aq me pak me e “kurthu” fatin tone me të tjerët. Ne fakt, ajo mund të keqkuptohet edhe si mesazh i pasigurisë tonë që më së paku ka arsye te kemi, kur ne çdo ditë jemi duke u forcuar. Sa i përket LDK’së – së paku unë e Blerimi nuk kemi arsye për të qenë të varur me të. Shtrohet pyetja cili është arsyetimi i ndarjes në qoftë se nuk mundemi pa të? Për vete, unë e kam ndarë mendjen për arsye parimore, politike dhe shtetërore. Unë nuk pres qe LDK te marrë përgjegjësi shtetërore. Ajo disi me vite është akomoduar në njëfarë roli asnjanës – qeverisje as opozitë apo herë qeverisje herë opozite e herë asnjërën as tjetrën. Pas zgjedhjeve në Kuvend, secili prej nesh do të ketë një pasqyrë të fuqisë së vet në parti, dhe do t’i shtyjë idetë e veta. Nëse varet nga unë, nuk do ta merrja me fort zjarrm ketë temë.

Express: Por, pse jeni kundër koalicionit me LDK’nė?

A. Berisha: Jam absolutisht kundër koalicionit parazgjedhor me LDK’në. Është politikisht e pakuptimtë në kontekstin që jemi dhe dobësim i pozitës së Liderit tonë dhe të vet AAK’së. Përsërisë, ne duhet që besimin ta marrim nga qytetaret, si shtyllë kryesore por kjo nuk përjashton partitë që ndjehen mirë dhe në vizionin tonë – siç mund të jetë, ta zëmë, PSHDK’ja.

Express: Tash kur PDK dhe AAK nuk munden me e gjet gjuhen e përbashkët, a është e vetmja alternativë bashkëpunimi me LDK’nė?

A. Berisha: Bashkëpunimi me qytetaret është alternative jonë. Bashkëpunimi me subjektet tjera nuk duhet të jetë përjashtues. Ne, edhe me Kushtetutë e kemi të definuar bashkëpunimin në formë qeverisjeje edhe me komunitetin serbë e komunitete e tjera, me gjithë historinë e rëndë, e pse të jemi përjashtues ne shqiptarët ndërmjet veti. Por, tani jemi ne terrenin kur sovrani e ka fjalën dhe pastaj mund te flasim për formulën e bashkëpunimit, e cila në cilindo variant duhet të jetë formulë për Kosovën por në të njëjtën kohë s’kemi pse të strukemi e qyqavemi për te mos e thëne edhe formulë për shqiptarinë. Ne nuk mund të jemi solidare me të tjerët dhe te heqim dorë prej qenies tonë.

Express: A vlen kjo edhe për zgjedhjet lokale?

A. Berisha: Absolutisht po. AAK është partia e dytë në udhëheqjen lokale dhe besoj do të vazhdoj të forcohet. Vendimi i Kuçit për të mos kandiduar, është një vendim personal dhe korrekt sepse është paralajmëruar me kohë. Edhe tërheqja nga pozita e Kryetarit të Degës për t’i mundësuar të kompletohet si kandidat i ri, pra një njësim, nga ana e Kuçit është edhe korrekte edhe praktikë. Mirëpo, arsyetimi se “është shumë vështirë të jesh dy mandate kryetar në Kosovë është gati e pamundshme për të kryer një punë kualitative, edhe më çudit edhe ajo gara për dy mandate te shumë kryetarë komunash” është absolutisht jashtë logjikës dhe praktikave të mira europiane. Unë mendoj se në mesatare, dy mandate janë të domosdoshme për te arritur objektivat ngase mandati i parë shkon, siç thotë populli, me ja marre dorën njëherë e pastaj me iu përvesh punës. AAK ka dëshmuar se ka kryetarë të suksesshëm e të aftë si në Pejë, Gjakovë, Therandë etj. Dhe nuk ka arsye te mos vazhdojë ritmin.

Uji Dea

Express: Si e vlerësoni qasjen e Ramush Haradinajt pas lirimit nga Haga dhe raportet e tij me PDK’nė?

Berisha: I vlerësoj si reflektim më shumë shtetëror se sa partiakë. Ai ka reflektuar në gjykimin e tij se çka i duhet Kosovës dhe është duke punuar në atë vijë. PDK, LDK, VV e të tjerat janë të Kosovës dhe ne nuk i zhbëjmë as nuk i përjashtojmë, ne jemi ne kërkim te gjetjes se formulës më të mirë për Kosovën.

Express: Çka e pengoi arritjen e koalicionit me PDK’nė?

A. Berisha: Nuk kam qenë pjesë e procesit dhe nuk kam ndonjë koment të veçante. Ecim tutje do te thosha… dhe do te shtoja… nuk do te ndalemi.

Express: Cili është qëndrimi i juaj rreth përpjekjeve tė Turqisë për të imponuar ndryshimet në tekstet e historisë?

A. Berisha: Ne kontekstin aktual, qëndrimi im është i njëjte me kolosin tonë, shkrimtarin Ismail Kadare se ky është agresion kulturor. Në kontekst me të gjerë e shohë si përmbushje të parashikimeve te Samuel Huntingtonit, në qëllimet e Turqisë për të marrë rolin e mbrojtësve të myslimaneve të Ballkanit dhe në përpjekje të balkanizimit sipas vijave fetare. Sigurisht, se strategjia është krijimi i krizës së identitetit, që në rastin tonë janë gjaku e besimet, gjuha, feja dhe familja. Duke goditur apo më saktë thëne, duke bërë agresion në kulturë, në histori, çelet rruga për hapat të tjerë, që për qëllim kanë dobësimin e shqiptarisë. Kosova, jo rastësisht është zgjedhur si qendër dhe Huntingtoni jo më kote thotë se “ çështja që mund të duket drejtpërdrejt territoriale, ndërmjet myslimaneve shqiptarë e serbeve ortodoks lidhur me Kosovën” që do të thotë përpjekje tërësia gjeografike të përputhet me kulturën. Shqiptaret, në tërësinë e tyre janë një popull që në vete përmban të tri këto besime dhe ka aspirate të jetë pjesë e Bashkimit Europian Perëndimor që është produkt i një kulture të përbashkët europiane. Kjo do të thotë përqafim të vlerave Perëndimore të demokracisë, tregjeve të lira, kufizimit të Qeverisë, të drejtave të njeriut, individualizmit, shteti të së drejtës dhe mishërimi i të gjitha këtyre vlerave në institucione. Pra, e përsërisë, në kontekst të gjerë, ky është agresion në shqiptarinë dhe në rrugën e kombit për t’u bere pjese e Bashkimit Europian.

Express: Si e komentoni faktin se institucionet e Kosovës kanë pranuar të hyjnë në këtë çështje?

A. Berisha: E konsideroj si një dorëzim i pakusht. Si qyqe të natës janë dorëzuar. Me vjen mundim nga ngarendja që të heqin dorë nga vetvetja, gjaku, identiteti, pa respekt për të parët e vuajtjet e tyre dhe në të njëjtën kohë shkurtpamësi dhe në fund të fundit janë të pamandatuar. Beshtja e shqiptarisë është një në tërësinë e vet dhe nuk mund te vendos për te një pjesë e saj. Së dyti, është çështja e brezave me shekuj qe kaluan e që do te vijnë.