FITORJA

Beqir Musliu sot e ka ditëlindjen, nderohet në 75 vjetorin e lindjes dhe 24 vjetorin e vdekjes

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sot në Gjilan, në 75 vjetorin e lindjes dhe në 24 vjetorin e kalimit në amshim nderohet njëri nga penat më të shquara të letërsisë sonë, Beqir Musliu. Pikërisht në 75 vjetorin e Tij të lindjes, më 11 qershor, 2020, Gjilani, si vendlindje e tij, nderon në pajtim me kushtet dhe rrethanat e kësaj kohe pandemike, njërin nga bijtë e saj më të çmuar, shkrimtarin Beqir Musliu ka thënë Sabit Rrustemi.

Rrustemi ka thënë se përmes Zyrës së Kryetarit të komunës, z. Lutfi Hazirit, Drejtorisë për kulturë, rini e sport si dhe asociacionit alternativ të shkrimtarëve të Kosovës Ars Clubit “Beqir Musliu”, me seli në Gjilan, në ora 10:00, te Varri i shkrimtarit, do të vendosen lule dhe do të bëhen nderime.

Më pas, ora 11:00, në Zyrën e kryetarit të kësaj komune, një Juri profesionale, e emëruar nga kryetari Haziri, do të bëjë publike emrin e fituesit të ri të Çmimit letrar “Beqir Musliu”, njërit nga çmimet më prestigjioze në vend, që jepet në nderim të jetës dhe veprës së këtij shkrimtari të shquar gjilanas, që nga viti 2004 e këndej.

Çmimi letrar “Beqir Musliu”, pavarësisht rrethanave pandemike, i reduktuar paksa në procedura dhe nga ceremonia publike, ruan vazhdimësinë dhe synimin kryesor që ka, për t’i vlerësuar dhe shpërblyer vlerat e mirëfillta artistike si dhe prurjet e reja në letërsi.

Hidromorava

Deri më tash, me këtë Çmim letrar janë nderuar: Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Musa Ramadani, Visar Zhiti, Ibrahim Kadriu, Rexhep Qosja, Ramadan Mehmeti, Nehas Sopaj, Anton Nikë Berisha, Ramadan Musliu, Shaip Beqiri, Ramadan Rexhepi e Edi Shukriu. Cili do të jetë fituesi i 14-të me radhë, do të dihet sot.

Ndryshe shkrimtari Beqir Musliu ka lindur më 11 qershor të vitit 1945 dhe ka vdekur më 24 qershor 1996. Ai është prezantuar thuaja në të gjitha antologjitë e shkrimtarëve shqiptarë të kohës së tij e më vonë. Punimet e tij janë përkthyer në gjuhën frënge, angleze, spanjolle, italiane, arabe, gjermane, hungareze, rumune, turke, sllovake, maqedonase, sllovene, serbe dhe kroate.

Musa Sabedini kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”, thotë se ky klub me plotë krenari dhe në mënyrë dinjitoze ka arritur që për më tepër se 20 vite ta bartë në kontestin më pozitiv emrin e krijuesit më të madh të letrave shqipe./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.