Hidromorava

Beqaj: Kurti po konsiderohet pengesë që duhet evituar

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Njohësi i çështjeve politike në vend, Belul Beqaj, në një përgjigje për “Zërin” ka thënë se përmbajtja e marrëveshjes së dakorduar mes të dërguarit të Trumpit, Thaçit dhe Vuçiqit nuk është objektiv i kryeministrit Kurti, prandaj ai po paraqitet si një pengesë që duhet evituar, shkruan gazeta “Zëri”.

Beqaj thotë se ndonëse largimi i Kurtit nga dialogu nuk është në përputhje me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, evitimi i tij mund të jetë në përputhje me zgjidhjen e shpejtë që po e kërkon Amerika.

“Përcaktimi i trampistëve për Thaçin nënkupton realizimin e marrëveshjes së dakorduar mes tyre dhe Aleksandar Vuçiqit. Ndërsa përmbajtja e asaj marrëveshje e përmbush kërkesën e Vuçiqit që “nuk mundet dikush të marrë çdo gjë e dikush asgjë”. S’do mend se një marrëveshje e tillë nuk është objektiv i Albin Kurtit, prandaj ai paraqitet si pengesë qe duhet evituar. Skenari i tillë nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por ndoshta, mund të jetë në përputhje me metodën imponuese të zgjidhjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, sipas administratës ‘Tramp’”.

HW

Ai më tutje është shprehur se heqja e taksës do të shpjerë në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, përmbajtja e së cilës do të bëhet e ditur vetëm pasi të nënshkruhet.

“Taksa ose reciprociteti nuk do të ishin pengesa serioze sikur të zhvillohej dialogu. Heqja eventuale e tyre nënkupton nënshkrimin e marrëveshjes. Nënshkruesit përmbajtjen e marrëveshjes do ta lexojnë dhe do ta kuptojnë pasi ta nënshkruajnë. Ky është problemi”, ka përfunduar analisti Beqaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.