Eko Higjiena

Banorët e fshatit Ramjan të rrezikuar nga aksidentet e shpeshta të trafikut?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në fshatin Ramjan, kalon rruga rajonale Ferizaj-Gjilan, dhe në këtë aks rrugor ndodhin aksidente të shpeshta trafiku, me dëme materiale të automjeteve, por dhe disa herë edhe me lëndime të rënda trupore të drejtuesve të automjeteve, apo kalimtarëve të rastit.

Kjo rrugë përpos banorëve të fshatit Ramjan, frekuentohet për çdo ditë edhe nga nxënësit e Shkollës fillore “Skender Emërllahu”, e që me dhjetëra nxënës udhëtojnë nga fshati i Ri, për në drejtim të shkollës së tyre në fshatin Ramjan.

Rruga e lart cekur kalon mbi urën që gjendet në këtë vend, dhe më saktësisht tregojnë fotot e bëra nga vend ndodhja.

Javë më parë në këtë rrugë është aksidentuar një veturë e cila ka humbur drejtimin dhe ka rënë anash urës, fatmirësisht aksidenti ka pësuar vetëm me dëme materiale, pa lëndime të njerëzve.

FITORJA

Aksidenti la gjurmët e dëmeve materiale, si: Anësoret e trotuarit, pllaka mbrojtëse nga betoni e vendosur vite më parë nga KFOR-i, Amerikan, si dhe dëmtimi i rrethojës anësore të urës.

Banorët kërkojnë siguri më të shtuar nga organet gjegjëse, shkaku i nxënësve që për çdo dit duhet kaluar këtë rrugë e që bart mjaft pa siguri dhe rreziqe për fëmijët e tyre.

EVSB, kërkon nga Ministria e Infrastrukturës rrugore, që në rrugën ku ndodhi vet aksidenti, në Ramjan, të vendosen rrethojat anësore të urës, me qëllim dukjen e rrethojave për drejtuesit e automjeteve, dhe sigurinë e qytetarëve në përgjithësi thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.