Me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve nderohet Epopeja e UÇK-së

Viti – Me rastin e Epopesë së UÇK-së, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale të Vitisë të udhëhequr nga kryetari i komunës Sokol Haliti, kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë, Bekim Azizi dhe të tjerë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh, për të përkujtuar dhe nderuar dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës.
Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, policisë, FSK-së dhe të tjerë.
Përndryshe Epopeja e UÇK-së është një ndër ngjarjet më kulmore të historisë së popullit shqiptar të Kosovës dhe si e tillë, manifestohet çdo vit si përkujtim i sakrificës sublime të familjes Jashari dhe të të gjithë dëshmorëve të UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./rajonipress/