FIDANISHTJA

Bajraktari: Mungesa e transparencës në Gjykatën Speciale ka qenë thuajse rregull

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se mungesa e transparencës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është kthyer në pothuajse rregull.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se edhe procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është stërzgjatur.

FIDANISHTJA

“Tashmë kemi edhe dokumentet e vetë Dhomave të Specializuara që kanë deklaruar se procesi është stërzgjatur. Kemi edhe vetë deklarimin e kryegjykatësit që e konfirmon një gjë të tillë. Kjo natyrisht se është rrethanë rënduese sepse kemi kaq vite që ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim, me ndonjëherë vendime shabllone të arsyetimit, me theks të veçantë me mundësinë e ndikimit në dëshmitarë. Pastaj kemi pasur edhe mungesë të theksuar të transparencës. Natyrisht se parimi i publicitetit të procedurës është rregull, dhe përjashtimi nga ky rregull bëhet në rrethana ekstrem-përjashtuese, përfshirë edhe atë që përcaktohet në dispozitat e Ligjit për DhSK, por në këtë proces ka qenë në masë të konsiderueshme thuajse rregull mostransparence në disa rrethana përjashtuese”.

“Me aq sa kemi parë, pala mbrojtëse ka qenë relativisht e përgatitur në drejtim të kundër-argumentimit të pikëpamjeve të tyre për sa i përket akuzave të prokurorisë, me theks të veçantë me ato që lidhen me Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale, e edhe me theks të veçantë edhe sa i përket strukturës komanduese, me faktin se kemi pasur dëshmitarë që e kanë thënë në proces gjyqësor që nuk i kanë raportuar Shtabit të Përgjithshëm, këtyre njerëzve, dhe nuk i kanë njohur këta njerëz. Natyrisht se këto shkojnë në funksion të kundër-argumentimit të pikëpamjeve të prokurorisë”, deklaroi Bajraktari.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.