Hidromorava

Aziz Murati krijues dhe piktor nga ish (Hajkobilla) Gjelberishta e Gallapit!

/ 10 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Asllan Dibrani – Aziz Murati njëri ndër personalitetet e para që ndoqi arsimin dhe u bë juristi i tretë në gjithë Kosovën. Ai pos, punës profesionale shkruante ndërkohë, po edhe ishte një piktor autodidakt i cili la peizazhe dhe vepra arti si piktura ne mesin e tyre edhe librin. Fshatin e tij e përshkroi edhe me bukurinë siç e përjetonte në shpirt me gjithë banoret e saj përmes lapsit dhe brushës. Azizi ishte një njëri modest, i qet nuk u thirrte, kurrë në pozicionin që kishte.

Malësinë e Gollakut, për nga peizazhet, malet, thyerjet, lartësitë e pyjeve dhe regjioni hynë në rangun e bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të pafavorshme për të jetuar atje, braktisja e banorëve e ka bërë të veten, nga e cila shumë vendbanime janë shpopullzuar, pas furtunave dhe përndjekjeve të vazhdueshme nga pushtuesit sllav në shekujt e fundit. Ajo anë, fatkeqësisht u harruar edhe nga pushtetet e ma vonshme, po edhe të këtyre aktuale!

Malësia e Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegja .

Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike , kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i gjallë , në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pareshtur iu vërsulen këtyre anëve me popullatë ma bujare , me një popullatë ma besnike e sinqertë dhe trime . Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve, plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur gllabërimin e kësaj ane shqiptare!

-Në këtë krahinë kanë lindur , janë rritur dhe kanë vepruar shumë talent, krijues,interpretë, humoristë, instrumentistë popullor, të cilët në amfiteatrin popullor të odave , gazmendeve , ahengjeve dhe tubimeve të ndryshme popullore, kanë shënuar gjurmë në piedestal artin e krijuar nga shpirti i popullit, i cili në historinë e kulturës sonë kombëtare do të jetë një thesar i çmuar për shumë breza që do të vijnë në vazhdimësi.

Njëri nga këta krijues ishte edhe Aziz Murati njëri ndër personalitete e para që ndoqi arsimin dhe u bë juristi i tret në gjithë Kosovën.

Ai pos, punës profesionale shkruante ndërkohë, po edhe ishte një piktor autodidakt i cili la peizazhe dhe vepra arti si piktor në mesin e tyre edhe librin “Jeta në udhëkryqet e historisë”.

Fshati i lindjes së Aziz Muratit është Gjembërishta ish Hakjkobilla i cili fshat shtrihet, po në pjesën e vargmaleve të bukura në Gallap . Një fashat me peizazhe të bukura i cili përkufizohet me fshatin Dabishec, Gllogovicë, Zajçec, Gregjenik dhe me vinë kufitare me Serbinë e tashme fshatin Merkojë qe përkufizohet me Tullar dhe Banjën e Sjarinës. Përkundër reprezaljeve serbe deri tash ishte i banuar me shqiptarë, pjesa dërmuese.

Në Gjembërishtë kanë mbetur shumë pak banor, por është një fshat me toka pjellore, male, kullosa një lum kalon përmes fshatit që i shton bukurinë .

Aziz Murati lindi në vitin 1923. Rrjedh nga një familje me tradita atdhetare. Sikurse shumë familje që i rezistuan stuhive zullumqare të pushtuesve osman, serb, bullgar, pushtuesve gjerman në luftën e dytë deri në luftën e fundit nga barbaria serbe, qëndroj edhe veproj edhe kjo familje. Kjo familje rezistoj dhe luftoj besnikërisht për interesat kombëtare.

Shkollën fillore e filloj në fshatin e lindjes dhe në Dabishec .Shkollimin e parë që posedonte kjo anë ishin mejtepet, ku edhe ky e ndoqi mësimin aty. Nuk i flente zemra diçka si i ri në atë shkollë . Lexuar s’kishte, por nga gojëdhënat familjare vetën e quante shqiptare, shkollë shqip s’kishte ndjekja e mësimit në mejtep ishte ajo arabishtja?!. Okupimi nga Turqia s’kishte shumë kohë që e kishte lëshuar vendin tonë . Ky në atë periudhë fëmijërore përjetoj terrorin serb nga e cila si fëmijë nuk mund ta perceptonte vetën, përse mejtep? Përse në gjuhe arabe qe asnjëri nuk e njihte as që kishte dëgjuar për ta dhe ta mësonte gjuhën e tyre , sikur ju bë një mllef i brendshme në vetvete?.

-Po ngadalë e kupton se veprimet antishqiptare me qëllime të caktuara ishin nga Serbia, që shqiptarët t’i shndërronin , t’i asimilonin edhe përmes fesë. I angazhonin të gjithë vetëm në fe, pa përfshirë, as gjuhën , as kulturën shqiptare, as zakonet as artin?. Shpesh kapelën e obliguar nuk e vente në kokë. Arroganca e tij ndaj shkollimit fetar ju ra në sy edhe atyre qe udhëheqin shkollën e mejtepit, po edhe familjarëve të vet.

-Pa e mbaruar këtë mejtep famëkeq, iku në qytetin e Prishtinës për të vazhduar prapë mësimin, po fatkeqësisht, prapë jo në gjuhën shqipe, po në atë serbe. Synimet e armikut ishin ta vazhdojnë politiken e osmanëve qe vetëm shqiptarëve nuk ju mundësoj përdorimin e gjuhës shqipe. Vjedhurazi regjistroj edhe fakultetin juridik në Beograd në vitet e 60-ta, ku me përpjekjet e tij rezultojë pakënaqësia e studenteve në vitet 68-ta për hapjen e Universitetit në Prishtinë.

Fundamenti

Në bankat e para në fakultetin juridik në Kosovë ishte si student i parë , nga e cila edhe e mbaroj me sukses të shkëlqyeshëm. Ka punuar në shumë vende të Kosovës, po edhe në vende dhe funksione të ndryshme. Ishte ndër të parët që kërkoj të hapet shkolla e policisë së Kosovës në gjuhen shqipe. Aziz Murati krijoj familje dhe i ka 4 djem që u shkolluan të gjithë.

Edhe ata traditën dhe frymën kombëtare nuk e shmangen, por i kapen armët në duar për t’i dal zot atdheut kundër hordhive serbe që po përpiqeshin akoma ta mbajnë Kosovën nën okupimin e egër të tyre në vitin 1998 -99.

Nagip Murati inxhinier dhe doktor i teknologjisë, profesor në Fakultetin Metalurgjik në Mitrovicë , mori pjesë aktive në radhët e UÇK-së për çlirimin e vendit. Po ashtu edhe nipi, djali i madh Rexhep Muratit, profesor në universitetin e Kosovës, Valon Murati i nipi (djali i Rexhepit) luftëtar ndër celulat e para të UÇK-së .

Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik dhe studimet master për të drejtat e njeriut dhe demokraci në Universitetin e Sarajevës dhe të Bolonjës në Itali. Aktualisht është drejtor i Qendrës për të Drejta e Njeriut në Universitetin e Prishtinës.

Anëtar i LKÇK-së 1993-2000, Kryetar i LKÇK 1999, pjesëtar i UÇK-së. Anëtar i kryesisë së AAK-së 2000-2001. Kryetar i Aleancës së të rinjve të Kosovës 2000-2001. Anëtar i KP të Lëvizjes për Bashkim nga viti 2008 e gjer më sot. Vet situata e krijuar dhe dalja në ilegalitet e Valonit, Azizit i krijoj një mërzi dhe pa siguri, që me muaj nuk e shihte edhe para lufte në kohen e paraluftës qe nga ilegalja ishte aktiv i guerilës së UÇK-së. Ishte i shqetësuar Azizi për te që çdo dite Serbia bente arrestime dhe burgosje po edhe vrasje kundër forcave paraushtarake te UÇK-së, prestar i së çiles ishte edhe Valoni.

Azizi përkrah punës që mbante dhe qe jetonte në kryeqytet shpirti, kujtimet dhe ëndrrat ishin dhe lundronin atje ku lindi në Gjembërishtën e shkrepave, përroskave, kalldrëmeve arave dhe fushave të bukura dhe të dashur. Pas pensionit ma tepër kohën e kalonte ne shkrime dhe pikturë nga e cila, vdekja e rrëmbeu po ne vitin 1997 ne Prishtinë.

Kishte filluar që herët të shkruaj kujtime, për kulturën, zakonet dhe përjetimet qe i kishte prekur dhe shkelur vet në periudhën e luftës. Përmblodhi kujtimet si pjesëmarrës në luftën e dytë botërore, e pasuroj bagazhin e vet në dorëshkrimet e veta e pasuroj.Kujtimet dhe tregimet Azizi i përmblodhi në librin “Jeta në udhëkryqet e historisë” .

Dorëshkrimet e tij ishin shumë interesante, përfshiu aktivitetet të ndryshme, por edhe ato biografike. Azizi ishte një njëri modest, i qetë nuk u thërriste, kurrë në pozicionin që e kishte. Në takime shoqërore, lente përshtypje shoqërore dhe miqësore nga e cila, dera e tij ku do që ishte, nuk ishte e mbyllur për njerëzit nevojeli.

Dorëshkrimet e përmbledhura kane një zanafillë nga vitet 1934 e deri ne vitet e 90-ta. Dashurinë, respektin, ëndërrimet, lojërat, zakonet dhe toponimet. Në përmbledhjen e librit janë përfshirë periudhat e rezistencës shqiptare kundër regjimit serb edhe ne aksionin e armëve, vitet 68-ta , 81-ta etj.

Përshkruante emocionalisht me motiv nga fshat dhe Malësia e Gallapit . Atje në ato male të bukura e gjente veten me aromën e luleve nga ajo natyrë që u inspironte të shkruaj, për bagëtinë, për rrugët , arat e fshati , zakonet , dasmat këngët. Ai i futi në atë libër shumë gjëra që i përmbyti edhe lufta e dytë botërore atë anë të Gallapit. Fshatin e tij e përshkroi edhe me bukurinë siç e përjetonte në shpirt me gjithë banorët e saj përmes lapsit dhe brushës.

Për tu afruar ma tepër me atë vend qe ja kishin dhuruar dashurinë ndaj fshatit (Hajkobillë) Gjembërishtë, ai ju përvesh edhe brushës qe realizoj disa piktura me motive nga fshati.

Aziz Murati gërshetoj artin pamor të pikturës që me ngjyrat e kombinuara të ngrohta krijoj një stil të pikturës në vete . Ngjyrat i përdori ato të vajt që realizoj stilin artistik të peizazheve nga fshati në stilin e realizimit. Ne pikturat e tij i gjënë lulet , gurtë, shpatet , arat, livadhet me ngrohtësinë e ngjyrave.

Ma së miri tregojnë vlerat e këtij piktori autodidakt që la gjurmë në fushën e kulturës edhe në shkallë rajoni nga të cilat do t’i shijojnë në të ardhmen brezi i ri i Gallapit piktoresk./rajonipress/