RCCOLA

Azia Lindore, Ballkani i shekullit 21?

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Sikur edhe Ballkani para një shekulli, i dërmuar nga aleancat kundërshtuese, besnikëria dhe urrejtja, edhe ambienti strategjik në Azi është tejet kompleks. Së paku gjashtë shtete apo etnitete politike kanë mosmarrëveshje territoriale me Kinën, tri prej të cilave janë partnerë të ngushtë strategjik të SHBA-së.

Aktualisht kemi një situatë jonormale në Azinë Lindore. Me tendosjet që po ngritën për shkak të pretendimeve territoriale në ujërat e Detit Lindor dhe atij Jugor të Kinës, rajoni gjithnjë e më shumë po i ngjason një fushëbeteje detare, siç ishte fushëbetejë tokësore Ballkani para një shekulli-një fuçi baroti në ujë. Ndjenjat nacionaliste kanë filluar të forcohen në gjithë rajonin, duke e reduktuar hapësirën e brendshme për qasje më pak konfrontuese.

Marrëdhëniet diplomatike mes Kinës dhe Japonisë kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët, që nga normalizimi i tyre në vitin 1972. Marrëdhëniet mes Kinës dhe Vietnamit dhe ato mes Kinës dhe Filipineve janë përkeqësuar dukshëm. Sa i përket aspektit të sigurisë, rajoni ka arritur pikën më të nxehtë, që nga rënia e Saigonit në vitin 1975.

Në Pekin, problemet aktuale me Tokion, Hanoin dhe Manilën janë në qendër të vëmendjes. Ato dominojnë si në mediet zyrtare, ashtu edhe në ato sociale. Ato gjithashtu dominojnë edhe bisedat e zyrtarëve kinezë me vizitorët e huaj. Në veçanti në fokus janë marrëdhëniet e Pekinit me Japoninë. Pekini nuk dëshiron konflikt të armatosur me Japoninë për shkak të mosmarrëveshjeve territoriale, por megjithatë ka bërë të qartë se ka vijat e veta të kuqe, të cilat nuk mund ti kalojë për arsye të brendshme dhe se është e përgatitur për çdo eventualitet.

Sikur edhe Ballkani para një shekulli, i dërmuar nga aleancat kundërshtuese, besnikëria dhe urrejtja, edhe ambienti strategjik në Azi është tejet kompleks. Së paku gjashtë shtete apo etnitete politike kanë mosmarrëveshje territoriale me Kinën, tri prej të cilave janë partnerë të ngushtë strategjik të SHBA-së. Dhe ka edhe shumë agjenci tjera të përfshira nga radhët e shteteve individuale: në Kinë, për shembull, Grupi Ndërkombëtarë i Krizave ka llogaritur se tetë agjenci të ndryshme janë të përfshira vetëm në Detin Jugor të Kinës.

Vijat më brengosëse janë ato që shtrihen mes Kinës dhe Japonisë dhe Kinës dhe Vietnamit. Në shtator të vitit 2012, qeveria japoneze bleu nga një pronar privat tre ishuj në Senkaku, një zinxhir i vogël i ishujve, që pretendohet nga të dy palët.

Kjo bëri që Kina të vijë në përfundim se Japonia, e cila ka pasur de fakton kontrollin administrativ mbi këta ishuj gjatë pjesës më të madhe të shekullit të kaluar, po lëvizte drejtë një ushtrimi më de jure të sovranitetit. Si reagim, Kina iniciojë disa “goditje të kombinuara”: hakmarrjen ekonomike, dërgimin e anijeve patrulluese në rajonin e kontestuar, manovra ushtarake dhe protesta publike, nganjëherë të dhunshme kundër japonezëve. Si rezultat, eksporti i mallrave japoneze në Kinë shënoi një rënie të dukshme në çerekun e katërt të vitit 2012.

Mobi Casa

Nga mesi i dhjetorit, Japonia theksoi se aeroplanët kinezë kanë cenuar hapësirën ajrore japoneze mbi ishujt e kontestuar, për herë të parë që nga viti 1958. Pas një incidenti të ngjashëm, Japonia nisi në drejtim të ishujve aeroplanët luftarakë F15.

Përkundër të gjitha tendosjeve, kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, i cili mori detyrën në dhjetor, tentoi ta zbusë retorikën e tij publike kundrejt Kinës, me gjasë në tentim që të dërgojë një porosi publike se dëshiron të vendosë normalitetin në rajon.

Për këtë arsyem në periudhën që kemi përpara mund të ketë ndoshta një zbutje të marrëdhënieve mes dy vendeve. Por realitetet diplomatike dhe strategjike duket se në pjesën më të madhe do të mbesin të pandryshuara. Intensiteti i ofensivës diplomatike, të ndërmarrë nga mesi i janarit nga Abe dhe ministri i Jashtëm japonez, Fumio Kishida, me ç’rast ata vizituan shtatë shtete të Azisë Lindore, dëshmon se temperatura mes Pekinit dhe Tokios mbetet e lartë. Kina beson se Japonia ka ndryshuar status-kuonë, ndërsa Japonia beson se nuk ka arsye për tu zmbrapsur, ngase sipas Tokios çështja e sovranitetit as që ekziston.

Të gjitha këto gjëra nënkuptojnë se dy vendet mbesin në kurthin e ngjarjeve në det dhe në ajër, ngjarje këto të cilat shumë shpejtë mund të dalin nga kontrolli.

Edhe më komplekse janë pretendimet territoriale në Detin Jugor të Kinës, ku besohet se ka pasuri dhe burime të mëdha të naftës. Gjashtë shtete, plus Tajvani, kanë pretendime territoriale në këtë rajon, edhe pse grindja më e madhe mbetet ajo mes Kinës dhe Vietnamit.

Këto dy shtete janë përplasur dy herë, në vitet 1974 dhe 1988, ndërsa në vitin 1979 kanë zhvilluar një luftë të madhe në kufi. Për t’iu shmangur konfliktit, Pekini dhe Hanoi duhet të zmbrapsen.

Por përpjekjet mund të dështojnë. Nacionalizmi mund të triumfojë. Politikanët thjeshtë mund të lejojnë që ngjarjet të marrin kahjen e tyre, siç bënë para një shekulli.