RCCOLA

Sveçla pas sanksioneve amerikane për Vulinin: Është vetëm njëra nga lidhjet e Beogradit me Moskën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka reaguar pasi SHBA-ja vendosi sanksione për Aleksandër Vulinin, shefin e shërbimit sekret serb.

Vulin ishte hapur i lidhur me Kremlinin, madje duke e vendosur këtë shtet në kulmin e pushtimit rus në Ukrainë.

Sveçla ka thënë se Vulini është vetëm njëra nga lidhjet e Beogradit me Moskën.

Mobi Casa

”Vulini është vetëm njëra nga lidhjet e Beogradit me Moskën, vetëm njëri nga ndërmjetësit që bëjnë bashkë Vuçiqin e Putinin. Kohët e fundit Vulini kishte marrë pjesë dhe në “konferencën e sigurisë” të organizuar në Moskë. Kjo është thjesht prova dhe dëshmia e radhës se Serbia, për sa kohë udhëhiqet nga një politikë e pa-demillosheviqizuar, shërben si vegël e Rusisë për destabilizim të Ballkanit”, ka thënë ai.

Për lëvizjen amerikane ka reaguar edhe presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, duke e përshëndetur ndëshkimin e Vulinit që sanksionet iu vendosën për krim të organizuar dhe cenim të paqes në rajon. /Gazeta Express