Azemi: Në Gjilan nuk bëhet fjalë vetëm për kryetar të dobët, por kemi të bëjmë edhe me qeverisje të dëmshme

Gjilan – Gjilani është kthyer mbrapa për shumë vjet, aq sa do të duhet punë me dinamikë të madhe në mënyrë që brenda mandatit të ardhshëm me mujt me i renovu dëmet që janë shkaktuar nga kjo mendësi politike që sot udhëheq me Gjilanin thotë Ardian Azemi sekretar i AAK-së në Gjilan.
Azemi për rajonipress thotë se Komuna e Gjilanit në qeverisjen e Vetëvendosjes, përvitshëm e në secilin segment në çdo matje del si e fundit në krahasim me komunat tjera të Kosovës.
“Në Gjilan nuk bëhet fjalë vetëm për kryetar të dobët, por kemi të bëjmë edhe me qeverisje të dëmshme. Gjilani është kthyer mbrapa për shumë vjet, aq sa do të duhet punë me dinamikë të madhe në mënyrë që brenda mandatit të ardhshëm me mujt me i renovu dëmet që janë shkaktuar nga kjo mendësi politike që sot udhëheq me Gjilanin. Zgjedhjet nuk janë larg, kështu qytetarët e kanë shansin t’i japin Gjilanit një qeverisje serioze, të përgjegjshme dhe zhvillimore. Koha me i thënë boll kësaj mendësie degraduese e shkatërruese të Gjilanit e të Kosovës” tha Azemi./rajonipress/