ARKATANA

Azemi i AAK-së: Gjilani ka nevojë për deputetë të cilët i përfaqësojnë denjësisht interesat e qytetarëve tanë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjilani ka nevojë për deputetë të cilët i përfaqësojnë denjësisht interesat e qytetarëve tanë. Pra, Aleanca jo vetëm që ka kandidat serioz për deputetë të Kuvendit të Kosovës, por janë edhe të pa krahasueshëm e pa alternativë. Aleanca në Gjilan do të ketë të paktën dy deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës thotë Ardian Azemi për rajonipress.

Azemi thotë se nuk kemi diskutuar ende për kandidat të mundshëm nga AAK në Gjilan për deputet të Kuvendit.

UBT

“Secili anëtar i kryesisë së degës është kandidaturë serioze, sepse secili është kuadër dhe i dëshmuar në fusha të ndryshme. Kemi unitet të jashtëzakonshëm në degë dhe kjo na mundëson si Aleancë të ecim para pa u marrë me tema periferike dhe të pa rëndësishme. Aleanca në Gjilan është rritë fuqishëm në dy vitet e fundit, rritë kjo e cila vazhdon pandërprerë. Gjilani ka mbetur komuna më e pa zhvilluar në Kosovë si pasojë e deputetëve të dobët dhe servilë, prandaj në zgjedhjet parlamentare kurdo që ato mbahen qytetari nuk do ta bëj gabimin e njëjtë duke votuar njerëz që nuk ju bënë për Gjilanin, për Anamoravën e për Kosovën” shton Azemi.

Sipas tij Gjilani ka nevojë për deputetë të cilët i përfaqësojnë denjësisht interesat e qytetarëve tanë.
“Pra, Aleanca jo vetëm që ka kandidat serioz për deputetë të Kuvendit të Kosovës, por janë edhe të pa krahasueshëm e pa alternativë. Aleanca në Gjilan do të ketë të paktën dy deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës” përfundoi Azemi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.