FIDANISHTJA

ATK-ja shpenzoi 130.000€ në kartela mbushëse (grithëse) të VALA-së

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë vitit 2013 kishte shpenzime të telefonisë mobile në vlerë prej 130,000€.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Behxhet Haliti, këto mjete financiare i ka derdhur në llogarinë e telefonisë mobile “VALA”.

Në këtë rast Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka gjetur se ATK nuk ishin mbështetur nga marrëveshjet kontraktuale me ndonjë Operator Ekonomik.

“Deri më tani këtë lloj furnizimi ATK e ka bërë përmes blerjes së kartelave mbushëse (grithëse) nga PTK-VALA 900”, thuhet në raportin e ZAP.

Mobi Casa

Po ashtu auditori ka përkujtuar ATK-së se në Kosovë tani operojnë disa operator ekonomik që ofrojnë shërbime të mira dhe me çmime të favorshme.

“Mënyra aktuale e furnizimit me mbushje t? telefonave rrezikon sigurimin e shërbimeve efikase dhe ekonomike”, thuhet në raport.

Auditori po ashtu ka rekomanduar Drejtorin e Përgjithshëm që të shqyrtoj mundësinë e zhvillimit të procedurave të prokurimit për shpenzimet e telefonisë mobile në mënyrë që të siguroj shërbime efikase dhe vlerë të parasë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.