Fundamenti

Mbahet panairi i grave ndërmarrëse në kuadër të fushatës “16 Ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore” në Kamenicë

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari kanë vizituar panairin e mbajtur sot në kuadër të fushatës “16 Ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”.

Panairi në fjalë është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë dhe ka mirëpritur gra ndërmarrëse nga regjioni i Anamoravës.

Fundamenti

“Gra ndërmarrëse nga Kamenica, Gjilani e Vitia janë bërë bashkë në kuadër të fushatës me thirrjen “Sot dhe çdo ditë tjetër” ka thënë Rahimaj.

Ai gjithashtu ka shtuar se duke adresuar dhunën me bazë gjinore dhe shkeljen e të drejtave, kjo fushatë nuk është vetëm simbolike, por edhe një hap praktik drejt një vendi më të sigurt dhe të barabartë për të gjithë./rajonipress/