ARKATANA

Astrit Selmani, ka folur për mediat rumune në lidhjen me ndeshjen Rumani-Kosovë: Dardanët duan të fitojnë në Bukuresht

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kosova do të luajë ndaj Rumanisë më 15 nëntor në Bukuresht, ndërsa sulmuesi Astrit Selmani që po bën karrierë në elitën rumune ka folur për mediat e këtij vendi për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Sulmuesi kosovar i Dinamo Bukuresht nuk është në skuadrën e parë të Franco Foda, por për mediumin rumun Digi Sport ka thënë se do të mbështesë bashkëlojtarët e tij.

Madje, Selmani i ka paralajmëruar “trikolorët” që të kenë frikë nga Vedat Muriqi, një nga futbollistët më të vlefshëm nga Kosova.

“Mendoj se do të takohem me lojtarët nga Kosova. Ata janë miqtë e mi dhe unë dua t’i mbështes. Është një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat. Rumania është më në paqe se Kosova, falë rezultateve. Vizitorët duhet të sulmojnë në këtë ndeshje”, deklaroi Selmani.

Tutje, Selmani shtoi se ka besim të madhe në fitore te Kosova.

“Po. Besimi është i lartë. Ata presin të vijnë këtu dhe të fitojnë, të marrin pikët. Gjithçka është në duart e Rumanisë, por gjithçka është e mundur dhe ata kanë besim”.

ARKATANA

“Ishte një surprizë për Kosovën, kur Rumania fitoi 3-0. Mendova se ishim favoritë dhe do të fitonim. Ndoshta e nënvlerësuan Rumaninë. Për mua Rumania është një ekip i mirë”, nënvizoi Selmani.

Ai deklaroi se është i zhgënjyer që nuk është në listën e ngushtë, por në atë rezervë.

“Është e qartë se jam i zhgënjyer. Isha në listën e parë më parë, por e refuzova ftesën. Isha pak i lënduar dhe doja të shërohesha për Dinamon. Këtë herë ata zgjodhën lojtarë të tjerë. Kështu është në futboll”, ka thënë sulmuesi.

Selmani vlerësoi lojtarët e Rumanisë, duke thënë se Marius Marin, Dennis Man, Alexandru Mitrita, Louis Munteanu dhe Daniel Birligea.

Ai u ndal edhe te Kosova, duke treguar se kujt duhet t’i frikësohet Rumania, duke e cilësuar Vedat Muriqin si më të mirin.

“Rumania duhet t’i frikësohet Vedat Muriqit. Ndonjëherë mund të thuash se ai nuk është në lojë, por ai është shumë i rrezikshëm në kuadrat. Me goditje me kokë, ai është një nga më të mirët në Evropë!”, deklaroi Selmani për Digi Sport. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.