UBT

Asllani i “paprekshëm” te Interi, refuzohet oferta e kundërshtarit italian

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vazhdon të rritet dhe padyshim të vlerësohet më shumë, teksa në moshën 22-vjeçare, Kristjan Asllani, më në fund u bë shtyllë e kombëtares shqiptare në Euro 2024, dhe ofertat për të nuk mungojnë.

Aktualisht është pjesë e “Zikaltërve” të Inter, me të cilin ka pasur momente të bukura e shumë minuta të tjera në stol, dhe pikërisht për këtë arsye Fiorentina kërkon të përfitojë, gjithsesi, kampionët në fuqi të Italisë e kanë refuzuar interesimin e “Violëve”, ndonëse më përpara u shkrua se mund të pranonte.

Sipas raportimeve të mediave pranë klubit “Zikaltër”, drejtuesit e Inter nuk kanë ndërmend të lejojnë largimin e Asllanit këtë verë, dhe kjo mund të ndodhë vetëm në rast të një oferte tepër të lartë, teksa u përfol shifra prej 35 milionë eurosh, por duket se as kaq nuk është e mjaftueshme.

ARKATANA

Trajneri Simone Inzaghi vazhdon të besojë më shumë te mesfushori turk, Hakan Çalhanoglu, veçse 30-vjeçarit vazhdojnë t’i shtohen vitet mbi supe dhe strategu i kampionëve e di se “veterani” do të ketë nevojë të pushojë, e mund të ketë dëmtime e pezullime, dhe mesfushori shqiptar cilësohet si zëvendësuesi i tij më i denjë.

Duke qenë 22 vjeç, besohet se Kristjan Asllani do të ketë më shumë minuta tek Inter, edhe sepse ka përvojë më të madhe se më parë, pra e thënë ndryshec shqiptari mbetet pjesë e rëndësishme e projektit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.