Asllani ëndërron ta fitojë evropianin

Kosovare Asllani është optimiste se Suedia mund ta fitojë Kampionatin Evropian për femra, i cili do të mbahet pikërisht në vendin skandinav, nga 10 deri më 28 korrik.
Ajo shpreson ta japë kontributin e saj për përfaqësuesen suedeze, pas sezonit të mirë që e kaloi në Paris Saint Germain.
“Secili ekip synon fitoren, kështu që është e qartë se edhe ne do të hyjmë për të fituar. Është ëndërr imja për ta fituar Kampionatin Evropian që zhvillohet në shtëpinë tonë, por do të jetë rrugë e gjatë”, deklaroi futbollistja kosovare për Eurosport.se.
“Nëse ne arrijmë të jemi shumë të forta në fazën e mbrojtjes dhe të sulmit, ne do të jemi shumë të rrezikshme. Unë shpresoj që të gjitha lojtaret të përgatitemi maksimalisht para Evropianit. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta fituar medaljen e artë”, përfundoi Asllani.(express)