FITORJA

Asfaltohet “Rruga e Cërrnelit” në Skifteraj

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kanë filluar punimet për rregullimin dhe asfaltimin e Rrugës së Cërrnelit në fshatin Skifteraj të Vitisë. Kjo rrugë, e cila lidh rrugën kryesore të fshatit Skifteraj, me rrugën alternative që shpie në Mogillë dhe Viti, ka një gjatësi mbi 1 km e gjysme.

Banorët e fshatit Skifteraj, e mirëpritën këtë projekt, me që pjesa dërmuese e bujqve të këtij fshati, e shfrytëzojnë atë për qasje në tokat bujqësore.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtor, kanë vizituar punimet në rregullimin e kësaj rruge dhe kanë takuar banorët.

Mobi Casa

Me këtë rast, Haliti tha se po realizojmë edhe një projekt shumë të rëndësishëm, që ka qenë nevojë e banorëve të këtushëm. “Pos që do të kenë qasje bujqit në tokat e tyre, kjo rrugë do të jetë një arterie lidhëse edhe me rrugën alternative që e kemi përfunduar dy vite më parë që lidh fshatin Skifteraj me Mogillën dhe qytetin e Vitisë. Ky projekt është vazhdimësi e projekteve të tjera në kuadër të rregullimit të rrugëve rurale dhe që lidhin lokalitetet, për një qarkullim më të lehtë të banorëve”, tha Haliti.

Përndryshe, pos rregullimit dhe asfaltimit të rrugës, po bëhet edhe pastrimi i përroskës që përshkon gjithë këtë rrugë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.