Kreu i Vitisë merr pjesë në ceremoninë e 77 vjetorit të forcave ajrore të SHBA-së
Viti – Roli i KFOR-it amerikan është i pazëvendësueshëm dhe përherë i dobishëm për Kosovën dhe në veçanti për qytetin e Vitisë ka thënë Haliti.
“Sonte pata nderin dhe kënaqësinë të marrë pjesë në ceremoninë e 77 vjetorit të forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 25 vjetorin e Fuqisë Ajrore në Ballkan” ka shkruar Sokol Haliti.
Haliti ka nënvizuar se roli i KFOR-it amerikan është i pazëvendësueshëm dhe përherë i dobishëm për Kosovën dhe në veçanti për qytetin e Vitisë.
“KFOR-i ka mbështetur e përkrahur çdo iniciativë dhe ide të institucioneve tona komunale dhe kontaktet tona pothuajse me ushtarak të tyre janë të përditshme dhe të shëndosha” ka shtuar Haliti./rajonipress/