Artistja holandeze prezantohet para artdashësve gjilanas

Gjilan – Artisja vizuele nga Holanda , Maurcen Bachaus të premten pritet të hap ekspozitën e saj individuale në qendrën bashkëkohore “Varg e Vi” në Gjilan. Avni Rudaku, Jeton Muja dhe vet Maurcen Bachaues e kanë quajtur këtë ekspozitë të një rëndësie të veçantë për kulturën gjilanase.
Qendra bashkëkohore “Varg e Vi” në Gjilan ka sjellur para artistëve gjilanas një artiste vizuele nga Holanda e cila pritet që të premten të hap ekspozitën e saj para artistëve gjilanas.
Avni Rudaku dhe Jeton Muja thanë se ardhja e artistes nga Holanda është një ngjarje e rëndësishme dhe begaton pozitivisht jetën kulturore dhe artistike në Gjilan.
Kurse vet artistja Maurcen Bachaus tha se e ka përzgjedhur Gjilanin për të hapur ekspozitën sepse që nga fillimi ka pasur përshtypje të mirë për njerëzit e saj dhe artistët.”Unë shpresoj që publiku gjilanas do ta mirëpres punën time. Gjithashtu unë i kam parë punimet e artistëve gjilanas dhe realisht këtu keni kuadro të mira që mund të konkurrojnë edhe me shtetet tjera të nivelit evropian” tha ajo.
Duke folur për motivin e ekspozitës ajo tha se dominojnë rrëfimet e njerëzve, shprehjet e tyre gjuhësore, e kaluara dhe jeta e tyre reale. Në ekspozitë kam fotografi, video dhe punime nga më të ndryshmet tha ajo.
Jeton Muja tha se punimet e Bachaues lundrojnë mes individit dhe universales dhe realisht ajo është artiste e nivelit ndërkombëtarë.
Ekspozita hapet të premten në ora 19.00 dhe është e hapur për publikun./rajonipress/