Arrestohet Sabri Sherifi menaxher i zyrës së projekteve në Viti

Gjilan – Në fshatin Verban të Vitisë raportohet se Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion në Gjilan, pas një pune operative ka arrestuar të dyshuarin mashkull shqiptar mbi bazën e dyshimit se i njëjti ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare në periudhën kohore mars – dhjetor të vitit 2012, me rastin e implementimit të një tenderi (asfaltimi i rrugës ) në dy lagjet në fshatin Verban të Vitisë , me ç’rast i njëjti ka kërkuar dhe pranuar të holla nga banorët e këtyre dy lagjeve njoftoj policia e Kosovës.Burimet e rajonipressit mësojnë se i arrestuari është Sabri Sherifi menaxher në zyrën e projekteve.
Sipas policisë nga banorët e të dy lagjeve Sabri Sherifi ka pranuar rreth 1100 euro, kinse në emër të hartimit të projektit ideor. Këto para i dyshuari i ka kërkuar dhe i ka pranuar pasi ka filluar kryerja e punimeve në terren gjegjësisht asfaltimi i rrugës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./rajonipress/