ARKATANA

Arrestime për drogë në Gjilan, në Viti rrahje fizike për mosmarrëveshje pronësore

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në rrugën “Elena Gjika” në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre, janë gjetur dhe sekuestruar; 55.8 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 470.2 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një pistoletë, 12 fishekë, 2260€ para të gatshëm, 50 franga zvicerane, një veturë, një telefon mobil dhe një peshore elektrike.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Kurse në rrugën “Habib Sejdiu” në Viti dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje pronësore, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, e me pas edhe njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Mobi Casa

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit janë në kërkim policor njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/