Aron Rudaku certifikohet si ushtari më i dalluar i kursit

Gjilan – Sot, kemi përfunduar një rrugëtim sfidash, sakrificash dhe përkushtimi. Ky kurs nuk ishte thjesht një trajnim, por një betejë për të provuar veten fizikisht, mendërisht dhe shpirtërisht. Kemi mësuar se disiplina, besa dhe bashkëpunimi janë themelet që mbajnë të fortë një Komando ka shkruar Aron Ferush Rudaku. Ndryshe Rudaku ka zënë vendin e parë në mesin e tetë pjesëtarëve të FSK-së si ushtari më i dalluar.
Postimi i plotë:
Në këtë udhëtim, kemi treguar se frika nuk ka vend mes nesh, sepse guximi dhe vendosmëria janë armët tona më të fuqishme. Kemi dëshmuar se jemi të gatshëm të mbrojmë atdheun tonë dhe ta mbajmë gjithmonë flamurin krenar mbi supet tona.
Por sot, këtë arritje dua t’ia kushtojë babait tim . Ai ishte dhe do të mbetet burimi im më i madh i frymëzimit dhe forcës. Edhe pse fizikisht nuk është këtu me mua, e ndjej praninë dhe bekimin e tij në çdo hap që kam hedhur.
Falënderoj instruktorët për përkushtimin dhe udhëheqjen e tyre, kolegët për mbështetjen dhe vëllazërinë e treguar. Nga sot, ne nuk jemi më thjesht individë jemi një trup i vetëm, i lidhur nga një betim dhe një qëllim i shenjtë.
Lavdi Komandove dhe rroftë kombi Shqiptarë!