Fundamenti

Ardon Jashari beson në veten e tij: E di që një klub i niveleve të larta interesohet për mua!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ardon Jashari, mesfushori i Kombëtares së Zvicrës dje u paraqit në një konferencë për media ku foli për dy ndeshjet miqësore dhe për të ardhmen e tij.

Jashari zhvilloi një super sezon me Club Brugge, duke u shpallur edhe më i miri i vitit 2024/25 te skuadra belge, shkruan Indeksonline

Ai u pyet rreth situatës për të ardhmen dhe për ofertat që ka tashmë në tavolinë. Madje flitet edhe se Manchester City ka shprehur interesim për të.

FIDANISHTJA

“Fakti që Murat Yakin ka thënë se unë mund të luaj në nivele të larta, kjo më bën shumë krenar. Kam bërë paraqitje të mira në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Kjo është arsyeja pse e di që një klub i nivelit të lartë, nga ligat kryesore interesohet për mua. Edhe atje duhet ta provosh veten. Por, edhe unë e kam parë që mund të konkurroj”, u shpreh Ardon Jashari

“Kishte spekulime edhe gjatë kohës kur isha në Luzern. Për mua është e rëndësishme të jap maksimumin në çdo ndeshje. Kështu bëra edhe në Belgjikë. Edhe pse këto spekulime më bëjnë krenar”, vazhdoi mesfushori shqiptar

Kombëtarja “helvetike” do t’i luajë dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji. Ndaj Meksikës më 7 qershor dhe ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 11 qershor./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.