Eko Higjiena

Arbër Ismajli ka një porosi për politikat “fezbukjane”: Nuk do të jem asnjëherë nën thundrat e lojërave të ndyra

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ju informojë se, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, nuk ka ende asnjë kandidaturë të konfirmuar. Unë, asnjëherë nuk do të jem nën thundrat e këtyre lojërave politike, të cilat kanë për qëllim lakimin e emrit tim në çdo mbrëmje, duke tentuar që të degradojnë figurën time qytetare e pastaj politike. Asgjë nuk po më vret më shumë, sesa fyerjet të cilat po i bëhen njëri-tjetrit, të cilat nuk janë në kulturën e traditën tonë, ku po na degradojnë çdo gjë në jetën publike ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

FITORJA

Të dashur qytetarë,
Vazhdimi i lakimit të emrit tim personal, nga portale të ndryshme, të porositura nga akterë të ndryshëm, për qëllime të matjes së opinionit publik rreth figurës sime, krahas figurave të cilat janë në interesin e tyre personal, nuk i bënë nderë askujt. Së pari, unë nuk jam kandidatë për kryetar komune. E dyta, unë jam duke e ushtruar me shumë nderë e përgjegjësi detyrën e nënkryetarit, në bazë të kompetencave të cilat më takojnë.
Ju informojë se, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, nuk ka ende asnjë kandidaturë të konfirmuar. Unë, asnjëherë nuk do të jem nën thundrat e këtyre lojërave politike, të cilat kanë për qëllim lakimin e emrit tim në çdo mbrëmje, duke tentuar që të degradojnë figurën time qytetare e pastaj politike. Asgjë nuk po më vret më shumë, sesa fyerjet të cilat po i bëhen njëri-tjetrit, të cilat nuk janë në kulturën e traditën tonë, ku po na degradojnë çdo gjë në jetën publike.
Unë jam i orientuar fuqishëm në punët e përditshme për qytetarët tanë. Besimin do ta zotojë deri në fund, duke u orientuar fuqimisht në punët e mëdha për Gjilanin. Ata të cilët gjejnë kohë për politikat e tyre “fejzbukjane”, le të vazhdojnë ta ushtrojnë këtë profesion. Unë, nuk e kam një kohë e tendencë të tillë.

#bashkeiadalim

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.