Eko Higjiena

Arbër Hoxha flet për përballjen e Shqipërisë përballë Anglisë: Grupi ka kualitet për një rezultat pozitiv

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kombëtarja shqiptare nisi sot zyrtarisht grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet e kualifikueseve të Kampionatit Botëror 2026.

Arbër Hoxha e cilësoi sfidën e parë të Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndaj Anglisë si një përballje të vështirë, duke theksuar se kundërshtari ka lojtarë të klasit botëror.

Megjithatë, ai u shpreh se beson te kualitetet e ekipit dhe shpreson në një rezultat pozitiv, duke premtuar se do të japë maksimumin në minutat që do të ketë në dispozicion.

Ndeshja me Anglinë? – Ndeshja e parë me Anglinë është e vështirë, duke marrë parasysh që Anglia ka lojtarë të klasit botëror. Ne do të shkojmë për të dhënë maksimumin, i dimë cilësitë dhe kualitetet tona. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Unë do të bëj më të mirën, sa minuta të kem në dispozicion.

1 vit në Kombëtare, si ka shkuar ky rrugëtim për ty? – Besoj që ka qenë një vit shumë i mirë, sepse arritëm kualifikimin në Evropian. Do të bëjmë më të mirën gjithmonë dhe shpresoj që të kualifikohemi në Botëror.

Eco Higjiena

Si po shkon sezoni me klubin tuaj? – Si çdo futbollist, ka ulje dhe ngritje, edhe unë jam një prej tyre. Kohët e fundit nuk kam pasur shumë ritëm në ndeshje. Ato minuta që kam pasur, jam munduar t’i shfrytëzoj në maksimum. Shpresoj që sa më shpejt të arrij formën dhe të kem sa më shumë minuta në dispozicion.

Konkurrenca në Kombëtare? – Në Kombëtare, konkurrenca gjithmonë të bën më të fortë. Japim maksimumin për të marrë sa më shumë minuta.

Prisni ndonjë ndryshim në lojë me Anglinë? – Atë e vendos trajneri. Po presim edhe lojtarët e tjerë që të na bashkohen. Kemi katër ditë në dispozicion për t’u përgatitur taktikisht dhe për të përgatitur ndeshjen sa më mirë.

A duhet të kemi pritshmëri në ndeshjen me Anglinë? – Po, normalisht që besojmë, kjo nuk diskutohet fare. Unë besoj se grupi ka kualitet për të arritur një rezultat pozitiv.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.