Arben Kurteshi, mërgimtari gjilanas që po krahasohet me Dritëro Agollin e Ismail Kadarenë

Gjilan – Arben Kurteshi me të drejtë mund të merret si model i mërgimtarit të edukuar, atdhetar, një personalitet me ndikim ndonëse në moshë i ri, por që ka ndihmuar në shumë drejtime shtetin e Kosovës. Arbeni është njohës i mirë edhe i gjuhës gjermane, angleze. Përveç punës profesionale si menaxher në kompani të ndryshme globale në farmaci, ai merret edhe me shkrime, kryesisht të poezive, tregimeve dhe me sport. Krijuesit nga Shqipëria me të drejtë po e krahasojnë me krijimtaritë e Dritëro Agollit e Ismail Kadaresë. Dedë Deda krijues nga Shqipëria ka thënë se Arben Kurteshi është autor i mrekullueshëm, është një mik, një atdhetar, një poet dhe një penë e artë.
Arben Kurteshi, mërgimtari gjilanas pos aktiviteteve të shumta që ka kryer rreth çështjes së Kosovës dhe afirmimit të saj kudo në botë, po tregohet i suksesshëm edhe në fushën e krijimtarisë poetike.
Arben Kurteshi ka një stil të veçantë të të shkruarit poezi, është i qartë, i kuptueshëm, i thjeshtë, i afër me lexuesin, i dashur për publikun dhe i kuptueshëm për të gjitha kategoritë.
Arben Kurteshi ka lindur në Gjilan, shkollën fillore e kreu në SHF “Selami Hallaçi”, ndërsa të mesmen në gjimnazin “Zenel Hajdini”. Më 1991 migroi në Zvicër, ku edhe vazhdoi shkollimin Akademik në”Akademie Gesellschaft” (AKAD) Bachelor në Cyrih, dhe diplomoi në drejtimi ekonomi.
Arbeni është njohës i mirë edhe i gjuhës gjermane, angleze. Përveç punës profesionale si menaxher në kompani të ndryshme globale në farmaci, ai merret edhe me shkrime, kryesisht të poezive, tregimeve dhe me sport. Është i martuar, baba i dy vajzave dhe jeton në Zvicër.
Arbeni mban kontakte të shpeshta me familjen dhe miqtë në vendlindje. Ka botuar dy libra 2015 dhe 2019 “Tingujt e zemrës” një dhe dy. TRILOGI tregim për fëmijë MACJA ARTA. Dhe shkrime me tema të ndryshme. Ndryshe poezitë e Arben Kurteshit janë përkthyer edhe në gjuhën gjermane.
Arben Kurteshi një kohë është marrë edhe me politikë dhe është aktiv ende, ku jep opinione e vlerësime për mediat e ndryshme të huaja dhe vendore.
“Nëse duam ta dimë se cila rrugë e shpien shtetin tonë të ri deri te caku, së pari duhet ta dimë te cili cak. Me mijëra, mijëra kolltuqe i ofrohen me dëshirë mërgatës çdo vit: Kolltuqe në restaurante, Kolltuqe të berberëve, Kolltuqe të dentistëve … e shumë, shumë kolltuqe tjera, ku mërgata jep euro me të dyja duart. Bile, mërgatës i ofrohet edhe kutia e votës, që ajo, ta hedhë „kokrrën“ votën dikujt, që të mund të ulet në kolltukun rreth tavolinave ku merren vendimet. Këtu shtrohet pyetja, pse mërgata është e mirë, dhe e mirë se ardhur të ulet në kolltukun e berberit, restaurantit, dentistit por jo, e mirë se ardhur në kolltukun rreth tavolinës së legjislativit, ekzekutivit e judikativit të shtetit tonë” shprehet Kurteshi.
Dhe Kurteshi shtron dilemën. A është kjo barazi qytetare. A është mërgata pjesë e barabartë e shtetit, e cila ishte udhërrëfyese, financuesja kryesore për krijimin e shtetit.
”Nëse në të ardhmen mërgata nuk do të jetë pjesëmarrëse, rreth tavolinave, ku merren vendimet shtetërore; a do të mund të definohet caku, dhe a do mund të gjendet dhe financohet rruga, që e shpien shtetin drejt cakut. Derisa ne mendojmë dhe besojmë, se kushtet dhe rrethanat nga jashtë, ndikojnë dhe dirigjojnë arritjet tona, atëherë ato kushte dhe rrethana nga jashtë do të na shtynë si valët e detit, dhe do të dërgojnë pikërisht në atë drejtim që duan ato rrethana, dhe nuk do të ecim në atë drejtim dhe cakun, që ne e duam. I gjithë ndikimi dhe dirigjimi i rrethanave, dhe kushteve nga jashtë, ndërpritet në momentin kur ne fillojmë t`i ndryshojmë ato. Në momentin kur ne realizojmë, besojmë se jemi mjeshtri, krijuesi dhe komandanti kryesorë i kushteve dhe rrethanave, në atë moment fillon dhe ndryshimi i kushteve dhe rrethanave” shprehet Kurteshi.
”Në fakt, ne nuk mund t`i ndryshojmë rrethanat direkt, dhe përnjëherë, por ne mund t`i ndryshojmë dhe t`i rikrijojmë e komandojmë në “kopshtin e fshehur“ në mendjen tonë, në trurin tonë, në brendësinë e kokës sonë, ku askush nuk mund t`i sheh, se si duken kushtet dhe rrethanat, që ne i duam, përveç nesh, mu aty ku fillon ndryshimi. Nëse ne, në kopshtin e shtëpisë nuk i mbjellim lulet që ne i duam dhe kultivojmë ato, nëse ne nuk bëhemi komandant i kopshtit; atëherë do të mbin gjithçka tjetër në kopshtin tonë, por jo edhe ato lulet që ne ( i kemi mbjellur dhe kultivuar në “kopshtin e fshehur“ në mendjet tona) i duam. Kushtet, rrethanat, mundësitë; janë disa nga arsyet e përmendura, pse nuk zhvillohemi ekonomikisht” , mendon Kurteshi.
Po cilat janë motivet që Arben Kurteshi i spikat përmes poezive të tija tashmë shumë të lexuara dhe popullarizuara nga lexuesit e shumtë, veçmas ata nga Shqipëria.
Motivi: motivet e mia janë të ndryshme duke filluar nga nënat, atdheu, natyra, mërgimtarët, ditëlindjet, jeta…dashuria e nënës. Motive të mia janë në të shumtën e rasteve njerëzit, populli në përgjithësi. Vuajtjet e popullit, por edhe forca dhe pamposhtërsia e tij, që e kam thurrë në poezinë i pamposhtur.
I PAMPOSHTUR
Jam i pamposhtur
Lëshoj kushtrim,
Kam shumë zemra
Në trupin tim.
Disa rrahin
Në gjoksin tim,
Të tjerat më rrahin
Në mërgim.
Më mbajnë të fortë,
Më bëjnë trim,
Të gjitha janë
Nga gjaku im.
Jam tokë e vjetër
Shkëmb e gur,
Kam shumë zemra
Nuk shuhem kurrë.
Nënat vuajtjet dhe kujdesi, dashuria e nenave:
ATO NËNA
Shumë më dhimbsen ato nëna
Që s’patën fat në shkollë të shkonin
E në vend të abetares
Kapën draprin në arë t’punonin.
Edhe n’ara edhe n’shtëpi
Laj, fshi e misër bluaj
Me njërën dorë rritën fëmijë
E me tjetrën n’magje gatuaj.
Oh, shumë m’dhimbsen ato nëna
Që rritën trima, e vetë vuaj
Rritën vajza e rritën djem
Prapë i lanë, ikën n’dhe t’huaj.
Shumë prej tyre na kanë lënë
Disa të tjera ende janë gjallë
Ah, ato nëna sa shumë për ne bënë
Veç një nënë sa një mëhallë.
Natyra, dhe bukuritë e sajë:
MUAJT
Viti i ri vjen me janar
Pastaj shkurti me acar
Marsi vjen me rreze dielli
Në prill i kaltër, duket qielli
Lulet në maj janë bukuri
E qershori vjen me qershi
Në korrik vapa, na gëzon
Në gusht lumi, na freskon
Në shtator na hapen shkollat
Në tetor na piqen mollët
Bien gjethet në nëntor
Na gëzon bora në dhjetor.
Motivi im janë edhe Mërgimtarët që edhe vet jam:
MËRGIMTAR
Mërgimtar është ai
Që ka dy fole:
Një n’shtegtim
E tjetrën n’atdhe.
Mërgimtari i flet dy gjuhë:
Atë të nënës dhe një të huaj.
Mërgimtari i vërtetë
Ia ruan shqipes folenë.
Ai shumë udhëton,
Por atdheun
Kurrë s’e harron.
Por edhe fëmijët kur këndojmë e vallëzojnë:
DITËLINDJA
Sot unë kam ditëlindjen
Po gëzohem shumë
Shoqet edhe shokët
Të gjithë vijnë tek unë.
Sot unë kam ditëlindjen
Tërë ditën këndojmë
Sot tërë ditën luajmë
Tërë ditën vallëzojmë.
Urime, urime
Shëndet e plot gëzim
Ma urojnë ditëlindjen
Të gjithë me përqafim.
Jeta dhe barazia
Askush s’është diçka më shumë,
Të gjithë kemi të njëjtën vlerë,
Vërshojmë në jetë të gjithë si lumë,
Dhe të gjithë ikim një ditë si erë.
E motive të tjera. /rajonipress/