UBT

Apostolova shprehë gatishmëri, për të vazhduar bashkëpunimin me Komunën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka pritur në takim shefen e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Natalia Apostolova. Gjatë këtij takimi janë diskutuar marrëdhëniet ndëretnike në komunë dhe mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë.

Me këtë rast kryetari Kastrati dhe shefja e zyrës së BE-së, kanë bërë inaugurimin e objektit të komunës i cili është financuar nga BE-ja.

Apostolova tha se është kënaqësi për të që të jetë në Komunën e Kamenicës për ta inauguruar ndërtesën e re të komunës. Sipas saj, ky investim prej 1.2 milionë eurosh ka rëndësi të madhe sepse do t’i përmirësoj shërbimet për qytetarë.

Ndërkaq, kryetari i komunës Qëndron Kastrati tha se gjatë takimit është biseduar për çështjen e kampusit të shkollave, ku do jenë të përfshirë nxënës të komunitetit shqiptar, rom dhe serbë, në një objekt të vetëm.

Ndër të tjera, ai tha se është diskutuar gjithashtu për energjinë e ripërtërishme, zhvillimin e qëndrueshëm e shumë çështje të tjera me rëndësi.

FIDANISHTJA

Kastrati gjithashtu, ia prezantoi edhe kërkesën e diasporës për të investuar në prodhim të produkteve bujqësore dhe synimin në tregun europian.

E shefja e zyrës së BE-së Natalia Apostolova tha se çfarëdo lloj investimi është i mirë për zhvillimin ekonomik. Ajo bashkë me kryetarin Kastrati shprehën vullnetin për të bashkëpunuar edhe më tej, sa i përket projekteve të ndryshme, që kanë të bëjnë me komunën tonë.

Apostolova tha se BE-ja bashkë me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë po punon në reformimin e sistemit arsimor në Kosovë.

Në kuadër të kësaj vizite është mbajtur edhe një tryezë e rrumbullakët me qytetarë të komuniteteve të ndryshme, grupe rinore e përfaqësues komunal.

Gjatë diskutimit në këtë tryezë, Apostolova pati mundësinë të dëgjojë nga të pranishmit ide të ndryshme për mënyrën e bashkëjetesës që kanë etnitë në Komunën e Kamenicës si dhe ide rreth zhvillimit ekonomik të komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.