Fillojnë punimet në restaurimin e tri objekteve të trashëgimisë kulturore
Kamenicë – Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Behar Hyseni, ka njoftuar se kanë filluar punimet për restaurimin e tri objekteve të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore.
Sipas Drejtorit Hyseni objektet në të cilat kanë filluar punimet janë:
- Xhamia e Meshinës. U ndërtua në vitin 1886, ka arkitekture unike, karakteristikë e veçantë e saj është minareja prej druri.
- Shtëpia e Rahim Sadikut. Kjo shtëpi ka vlerë të madhe historike, pasi pikërisht këtu u strehua patrioti i madh, veprimtari i çështjes kombëtare, Mulla Idriz Gjilani.
- Shtëpia e Jusuf Ademit në Leshtar. Kjo shtëpi përpos vjetërsisë së saj (mbi një shekull), ajo është e veçantë edhe në aspektin arkitekturor.
Renovimi i këtyre objekteve po realizohet me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit./rajonipress/