UBT

Apelon Haziri: Respektoni vendimet, mos t’i vije puna që pandeminë ta kaloni në burg

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se nga sot, çdo qytetar që del në ambiente publike pa dorëza e maska, do të dënohet ashpër.

Ai njoftoi, po ashtu, se nëse policia dhe inspekcioni komunal do të hasë në raste të shërbimeve e shitblerjes pas maska dhe dorëza, do të dënohet edhe marrësi edhe dhënësi i shërbimeve.

“Nga dje kemi hyrë në plan të ri operacional në Gjilan, në koordinim me të gjitha institucionet lokale dhe qendrore. Zbatimi i vendimeve është obligativ. Në rast se thyhet rregulli i daljes sipas numrit të letërnjoftimit, shkeljeve të rregullave në trafik, mos mbajtjes së distancës, mos pajisjes me maska e dorëza, dënimet do të jenë të ashpra, sipas ligjeve në fuqi. Mos na detyroni që t’i zbatojmë këto masa rigoroze që përfundojnë me procedura penale”, ka deklaruar Haziri.

FIDANISHTJA

Kryetari Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të mos tentojnë të hyjnë e as të dalin nga zonat e karantinuara, siç është Vrapҫiqi, Lladova, Prishtina, Ferizaj, Vitia e Kamenica.

“Në të kundërtën, në kuadër të ligjit për sëmundjet ngjitëse, ai që e shkel këtë vendim, do të dënohet me gjobë mandatore që është shumë e lartë e deri në procedura penale e cila mund shkojë deri në 2 vjet burgim. Kujdes, mos të vije puna që qytetarët ta kalojnë pandeminë në burg”, ka deklaruar Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.