UBT

LDK: Degradimi në Arsim mbanë emrin e Alban Hysenit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komisioni për Arsim i LDK-së, për situatën e rëndë në Arsim gjithmonë ka njoftuar publikun dhe për këtë e ka mbajtur përgjegjës gjithmonë Alban Hysenin thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Edhe sot, kur edhe publikisht dha dorëheqje Drejtoresha e Arsimit, ne përgjegjës e mbajmë të parin e ekzekutivit, i cili me injorancën dhe abstenimin për të marrë përgjegjësinë, ka bërë që në DKA të eskalojë situata deri këtu, ku brenda 3 viteve kanë dhënë dorëheqje dy drejtoresha të emëruara nga vet ai.

Dorëheqja e Drejtoreshës së Arsimit nuk është lajm për ne, sepse ajo edhe sa ka qenë në detyrë ka qenë vetëm formalisht.

Fundamenti

Për ne do të ishte lajm që së bashku me drejtoreshën të shkonte edhe Alban Hyseni, sepse edhe ashtu Gjilani nuk ka Kryetar!

Militantizmi, nepotizmi dhe injoranca e Alban Hysenit ka filluar të vret ndërgjegjen e të gjithë atyre që e votuan.

Konkurset e montuara në Arsim, transferet e paligjshme, kontratat pa konkurs, presioni militantesk, shkaktuan dorëheqjen e Drejtoreshës së DKA-së sot, për të na bindur se ky pushtet ka kollapsuar.

Komisioni për Arsim i LDK-së në Gjilan