Fundamenti

Amnisti për kriminelët e veriut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zyrtarë të lartë shtetërorë, duke përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, disa herë i kanë bërë përgjegjëse strukturat ilegale serbe të veriut të Kosovës për veprime që i kanë kualifikuar si “kriminale”, e madje edhe “terroriste”.

Kosova do t’i amnistojë autorët e veprimeve të tilla.

Kosova do t’i amnistojë autorët e veprimeve të tilla.

Hidromorava

Sipas burimeve të përfshira në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku vendet përfaqësohen në nivel kryeministrash, kanë treguar të shtunën se kryeministri Thaçi është pajtuar të shpallë amnisti për ata pjesëtarë të kësaj pjese të vendit të banuar me serbë, e të cilët vazhdojnë të jenë të angazhuar aktivisht kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Të tillët janë të grupuar në së paku katër formacione të armatosura të Serbisë, dhe në një numër të madh të grupeve kriminale e vandaliste. Autoritetet shtetërore kanë zbuluar identitetin e të gjithë të rekrutuarve, duke përfshirë edhe hierarkinë dhe lokacionet ku janë të përqendruar, shkruan Koha Ditore.

Sipas burimit të gazetës, gjatë zhvillimit të raundit të pestë dhe të gjashtë të dialogut me Serbinë, delegacioni i Kosovës ka prezantuar në Bruksel listën e pjesëtarëve të strukturave serbe që ilegalisht veprojnë në veri. Kjo, vetëm për t’ia dëshmuar baroneshës Catherine Ashton, prezencën e tyre. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.