Mobi Casa

Arrestim i personit të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor nga Stacioni Policor Viti në vazhdën e realizimit të urdhëresave të lëshuara nga gjykata, me datën 08.07.2024 kanë arrestuar L.Xh. (viti i lindjes 1991, mashkull kosovare).

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vite për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Mobi Casa

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave./rajonipress/