ZN

Duke ikur nga patrulla e policisë shkakton aksident, nga vetura sekuestrohet marihuanë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me veturën “Golf”, me targa vendore nuk është ndalur në pikën e kontrollit të njësitit policor, me ç‘rast gjatë ikjes ka shkaktuar aksident dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur.

Gjatë kontrollimit të veturës, është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 18.7 gram, e ndarë në nëntë (9) paketime, dhe para të gatshme.

ZN

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori. Rasti nën hetime njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/