Hidromorava

Gjashtë aktakuza të ngritura kundër shtatë personave

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se në njërin rast një (1) person ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, ndërsa në rastin tjetër dy (2) persona kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Hidromorava

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”./rajonipress/